Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Shtohen kreditë problematike në vend

Lapsi.al 10 March 2026
Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme ishte në nivelin 3.85%, nga 3.8% që e kishte mbyllur vitin 2024. Ky tregues ngelet sidoqoftë në rënie me bazë vjetore, nga niveli prej 4.12% i një viti më parë.

Stoku i kredive me probleme në fund të janarit vlerësohet afërsisht në vlerën e 36.2 miliardë lekëve, në rritje me 4.3% krahasuar me një vit më parë.

Raporti i kredive me probleme pati shfaqur një ecuri të luhatshme gjatë vitit 2025, por në fund të vitit pësoi një zhvendosje më të dukshme në ulje, e lidhur pjesërisht kjo edhe me procesin e zakonshëm të fshirjes së kredive të humbura para mbylljes së bilancit vjetor.

Nga ana tjetër, ulja e raportit të kredive me probleme u mbështet edhe nga rritja me ritme të shpejta e portofolit të kredisë. Portofoli i kredisë për ekonominë në fund të vitit 2025 arriti vlerën e 943.5 miliardë lekëve. Me bazë vjetore portofoli total i kredisë u rrit me 12.9%. Rritja e portofolit u përshpejtua më tej, krahasuar me rritjen prej 12.3% të vitit 2024.

Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë në dy vitet e fundit i ka shtuar shqetësimet për cilësinë e pritshme të portofolit të kredisë për ekonominë në vazhdim. Këto shqetësime mund të bëhen më të mprehta në rast të skenarëve që mund të përkeqësojnë ecurinë e ekonomisë reale dhe aftësinë paguese të huamarrësve. Shqetësimi për skenarë të këtij lloji është shtuar pas sulmeve mbi Iranin dhe tensioneve në Lindjen e Mesme, që kanë sjellë rritje të çmimeve të naftës dhe rrjedhimisht edhe të rreziqeve për një rritje të inflacionit.

Në një prononcim për “Monitor” në fund të vitit 2025, Banka e Shqipërisë vlerësonte se duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Banka e Shqipërisë, në fakt ka reaguar nëpërmjet shtrëngimeve rregullatorë, duke rritur fillimisht kërkesat e kapitalit për bankat tregtare, ndërsa në vijim nëpërmjet miratimit të disa parametrave kufi të administrimit të rrezikut, në kredinë për blerjen e banesave nga individët. Megjithatë, në gjysmën e dytë të vitit të kaluar masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI