Flash

Shehaj në Departamentin e Shtetit, flet për sulmet ndaj drejtësisë në Shqipëri

Lapsi.al 10 March 2026
Shehaj në Departamentin e Shtetit, flet për sulmet ndaj

Në një vizitë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Agron Shehaj deklaroi se kërkoi nga SHBA që mbështetja që po i japin drejtësisë në Shqipëri të vazhdojë.

Kreu i Partisë Mundësia e njoftoi takimin në rrjete sociale duke zbuluar se është pritur nga Lyn Debevoise, zv.drejtori i DASH për Europën Perëndimore dhe Qëndrore.

Shehaj bën me dije se gjatë takimit e ka informuar zyrtarin e lartë amerikan për 100 mijë firmat e mbledhura nga Partia Mundësia në mbështetje të drejtësisë, si dëshmi e qartë e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri perëndimore.

“Për dekada, ëndrra e çdo shqiptari të ndershëm ka qenë fundi i pandëshkueshmërisë. Sot kjo po bëhet realitet. Si kurrë më parë, elita politike dhe kokat e krimit në Shqipëri po përballen me drejtësinë dhe ky është një moment historik.

Gjatë takimit, kërkova që kjo mbështetje të vazhdojë, sepse prokurorët dhe gjyqtarët janë nën sulme të vazhdueshme nga krimi i organizuar, pushteti politik dhe një pjesë e mediave”, shkruan Shehaj.

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Perëndimit “vetëm kur askush të mos jetë mbi ligjin”, shkruan kreu i Mundësia në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI