Flash

Rrogozhina ende pa datë zgjedhjesh: Pse po ngel Bashkia pa kryetar

Lapsi.al 10 March 2026
Rrogozhina ende pa datë zgjedhjesh: Pse po ngel Bashkia pa kryetar

Një muaj më parë, Apeli i GJKKO la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për Edison Memollën, kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim.

Vendimi u mor më datë 9 shkurt të këtij viti, por teksa kanë kaluar një muaj nga vendimi i formës së prerë, ende nuk është vendosur se kur do të zhvillohen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Rrogozhinës.

Ligji për qeverisjen vendore, në nenin 61 parashikon që mandati i kryetarit të bashkisë ndër të tjera përfundon përpara afatit në rastet kur humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë, siç ndodhi në rastin e Memollës.

Për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave nëpërmjet prefektit. Më pas Këshilli i Mandateve ia komunikon presidentit që shpall edhe datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Por edhe pse vakanca duhej shpallur menjëherë për shkak të dënimit të Memollës, kjo nuk ka ndodhur. Qeveria duket se e ka harruar.

Zgjedhje e reja duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më larg se 45 ditë që nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit të kryebashkiakut, ndërsa vakanca duhet të ishte shpallur më herët. Por kjo nuk ka ndodhur ende, dhe nuk dihet se përse po zvarritet si proces.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI