Flash

Rodri denoncohet nga fqinjët për atë që bëri me dronin: “Gruaja ime është e bezdisur”

Lapsi.al 10 March 2026
Rodri denoncohet nga fqinjët për atë që bëri me dronin:

Rodri është përfshirë në një polemikë me fqinjët e pallatit ku jeton, të cilët kanë vendosur të raportojnë episodin në polici. Disa banorë të një qiellgërvishtësi në Salford, në zonën e Greater Manchester, pretendojnë se mesfushori i Manchester City ka fluturuar një dron shumë pranë dritareve të apartamenteve të tyre, duke krijuar shqetësim dhe frikë për privatësinë.

Sipas disa banorëve, pajisja është parë përpara apartamenteve përpara se të kthehej drejt tarracës së apartamentit luksoz ku jeton lojtari. Një banor tregoi se e pa papritur dronin vetëm disa metra nga dritarja ndërsa po shikonte televizor, situatë që e shtyu atë dhe fqinjë të tjerë të ankoheshin fillimisht te administrata e ndërtesës dhe më pas te autoritetet. Një nga banorët deklaroi për gazetën britanike The Sun: “Gruaja ime është shumë e bezdisur. Një nga avantazhet e të jetuarit kaq lart është se askush nuk të shqetëson, por tani po na bezdis Rodri me dronin e tij”.

Hetimi i policisë

Greater Manchester Police ka konfirmuar se ka marrë një sinjalizim dhe ka nisur verifikimet për të kuptuar çfarë ka ndodhur dhe nëse janë respektuar rregullat e vendosura nga Civil Aviation Authority për përdorimin e dronëve në zonat rezidenciale. Manchester City nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për këtë çështje.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI