Flash

Putin telefonon presidentin e Iranit, i kërkon zgjidhje me mjete politike

Lapsi.al 10 March 2026
Putin telefonon presidentin e Iranit, i kërkon zgjidhje me mjete politike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka folur në telefon me Presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, duke cituar Kremlinin.

Gjatë bisedës telefonike, Kremlini thotë se Putin “konfirmoi qëndrimin e tij parimor në favor të çtensionimit sa më të shpejtë të konfliktit dhe zgjidhjes së tij me mjete politike”.

Më herët Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, diskutuan së bashku situatën e luftës në Iran dhe perspektivat për paqe në Ukrainë, vetëm disa orë pasi shefi i Kremlinit paralajmëroi se një krizë globale energjetike kërcënonte ekonominë botërore.

Sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit shkaktoi rritjen më të madhe të çmimeve të naftës që nga trazirat pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa prodhuesit e Gjirit e ulin prodhimin pas mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI