Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ndryshimet/ Si lëvizi paga mesatare në Shqipëri në vitin 2025

Lapsi.al 10 March 2026
Ndryshimet/ Si lëvizi paga mesatare në Shqipëri në vitin

Paga mesatare në vend ka arritur në gati 84 mijë lekë në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, nga 77.4 mijë lekë që ishte në vitin 2024.

Në krahasim me vitin 2024, paga është rritur me 8.4%. Në raport me vitin e mëparshëm, kur pagat ishin 10% më të larta, rritja është ngadalësuar.

Sipas raportit të INSTAT, në tremujorin e katërt të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 86.984 lekë.

  • Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024, paga mesatare mujore bruto është rritur me 4,3%.
  • Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, paga mesatare mujore bruto është rritur me 4,4%

Pagat sipas aktiviteteve ekonomike

  • Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:

o Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, me pagë mesatare 173.283;

o Informacioni dhe komunikacioni, me pagë mesatare 131.165;

  • Ndryshimi vjetor i pagës sipas aktiviteteve ekonomike:

o Rritja më e madhe e pagës ishte në aktivitetin Informacioni dhe komunikacioni, me një rritje prej 7,9%.

o Rritja më e vogël ishte në aktivitetin Arte, argëtim dhe çlodhje; Aktivitete të tjera shërbimi, prej 2,2%.

Pagat sipas profesioneve

  • Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin:

o Menaxherë, Ligjvënës, Drejtorë ekzekutivë, me pagë mesatare 135.223

o Specialistë me arsim të lartë (profesionistë), me pagë mesatare 115.228

  • Ndryshimi vjetor i pagës sipas profesioneve:

o Rritja më e madhe e pagës ishte në profesionet Forcat e Armatosura prej 10,6%, ndjekur nga Nëpunësit prej 6,2%.

o Rritja më e vogël ishte në profesionin Manaxherë, Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë prej 3,3%.

Shpërndarja e të punësuarve sipas nivelit të pagës

  • Në tremujorin e katërt 2025, krahasuar me tremujorin e katërt 2024, vërehet një zhvendosje e shpërndarjes së të punësuarve drejt pagave më të larta. Pjesa e grupit me paga mbi 120 mijë lekë u rrit nga 14,1% në 16,2%, ndërsa ajo e intervalit 95.001–120.000 lekë nga 12,8% në 13,2%.

Ndërkohë, pjesa e të punësuarve deri në pagën minimale ra nga 14,2% në 12,8%.

  • Krahasuar me tremujorin e tretë 2025, rritja kryesore vërehet sërish në grupin mbi 120 mijë lekë (nga 14,2% në 16,2%), ndërsa intervalet 40.001–95.000 lekë shënuan ulje të lehtë. Në tërësi, shpërndarja në Tr. IV 2025 paraqitet më e përqendruar në nivelet më të larta të pagës.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI