Flash

Kupa, hidhet shorti i gjysmëfinaleve: revansh e armiqësi në përplasjet e rezervuara

Lapsi.al 10 March 2026
Kupa, hidhet shorti i gjysmëfinaleve: revansh e armiqësi në
Kupa e Shqipërisë ka njohur tashmë përplasjet e fundit, nëpërmjet të cilave katër skuadrat e mbetura në garë do të synojnë trofeun e lakimuar. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u zhvillua shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2025-2026, një moment i rëndësishëm që përcakton rrugëtimin drejt finales së madhe të këtij kompeticioni. Goglat kanë rezervuar përballje me mëri të vjetra, me mundësi revanshi e rinovim "armiqësish". Dinamo ka gjetur kundërshtar Vllazninë, me të cilën ka një rivalitet të ndezur fort mes ironish e thumbimesh, që në fazën e parë të kampionatit. Sidoqoftë, tani Daja e Martini do t'i duhet të gjejnë zgjidhje për dy 90 minutësha, ose edhe më shumë, që vetëm të zakonshëm nuk janë. Egnatia në anën tjetër ka gjetur fqinjët e Elbasanit, në një përballje të ethshme mes dy ekipesh që edhe në kampionat ndajnë të njëjtët pikë, të njëjtën diferencë golash dhe të njëjtin vend në renditje, me verdheblutë që kanë në favor vetëm ndeshjet direkte.

Nga shorti u përcaktuan këto dy përballje gjysmëfinale:

Dinamo City – Vllaznia Egnatia – AF Elbasani
Ndeshjet e kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen në datat 8 prill dhe 22 prill, ndërsa finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do të luhet më 13 maj, ku do të kurorëzohet edhe skuadra fituese e këtij edicioni.

Kalendari i fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë:

Dinamo City – Vllaznia (8 prill) / Vllaznia – Dinamo City (22 prill) Egnatia – AF Elbasani (8 prill) / AF Elbasani – Egnatia (22 prill)

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI