Flash

Komisioni i Ankimimit zbut dënimet për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Lapsi.al 10 March 2026
Komisioni i Ankimimit zbut dënimet për ish-drejtuesit e Policisë

Komisioni i Ankimimit në Policinë e Shtetit, i mbledhur këtë të martë ka ndryshuar vendimin fillestar të Standardeve Profesionale të dhënë pak javë më parë për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës.

Për ish-drejtorin Altin Mena, burime bëjnë me dije se është vendosur shtyrje gradimi për 3 muaj, duke rrëzuar masën e parë që ishte ulje në gradë për 5 vjet.

Po ashtu, për zëvendësdrejtorin për rendin, Taulant Gjoka, u vendos shtyrje afati gradimi për 6 muaj, duke rrëzuar vendimin fillestar për përjashtim nga policia. Përjashtim fillimisht pati edhe për shefin e Komisariatit të Lezhës, Oltion Gjoni, por Komisioni i Ankimit vendosi ta rrëzojë, duke dhënë vendim shtyrje afati gradimi për 1 vit.

Edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Fierit, Oliger Torba, komisioni rrëzoi masën e parë për ulje grade, duke vendosur përfundimisht vetëm vërejtje. Këtë të martë, komisioni shqyrtoi rreth 25 ankesa nga punonjës të ndryshëm policie, për të cilët ishin firmosur masa të ndryshme.

Të këshilluara

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproj...

16:05

Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme isht...

17:04

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI