Flash

Komisioni hetimor për fondet IPARD, PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës

Lapsi.al 10 March 2026
Komisioni hetimor për fondet IPARD, PD çon në Kushtetuese

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë lidhur me mosmiratimin në Kuvend të ngritjes së një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II në sektorin e bujqësisë.

Sipas opozitës, refuzimi i kësaj kërkese nga mazhoranca përmes votimit politik përbën shkelje të një të drejte kushtetuese të saj dhe cenon rolin e deputetëve opozitarë në Kuvend.

Në reagimin e saj, PD thekson se ky vendim e kthen rolin e opozitës në parlament në një formalitet dhe krijon, sipas saj, një “fasadë normaliteti” që dëmton standardet e parlamentarizmit demokratik.

Demokratët shprehen se kjo situatë ka vënë në pikëpyetje serioze funksionin e opozitës në Kuvend, pasi sipas tyre deputetët nuk mund të ushtrojnë plotësisht përgjegjësitë e tyre për të kontrolluar qeverinë dhe për të ngritur çështje me interes publik.

Sipas PD, nëse opozita nuk mund të diskutojë në parlament çështje që prekin qytetarët, nuk mund të ushtrojë kontroll mbi qeverisjen dhe nuk i respektohen të drejtat kushtetuese, atëherë roli i saj mbetet vetëm formal, duke dëmtuar sistemin e balancës dhe kontrollit mes pushteteve në një shtet demokratik.

Të këshilluara

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproj...

16:05

Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme isht...

17:04

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI