Flash

Tabaku pas raportit të SPAK: Korrupsioni po vret ekonominë dhe largon shqiptarët

Lapsi.al 10 March 2026
Tabaku pas raportit të SPAK: Korrupsioni po vret ekonominë dhe largon

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas publikimit të raportit të fundit të Struktursë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi korrupsionin në Shqipëri. Ajo theksoi se korrupsioni ka kapur ekonominë, administratën dhe tregjet kryesore, duke dëmtuar besimin e qytetarëve dhe perspektivën europiane të vendit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku u shpreh se korrupsioni nuk është vetëm problem moral apo institucional, por një plagë që po dëmton drejtpërdrejt ekonominë dhe të ardhmen e qytetarëve. Sipas saj, ai është një nga arsyet kryesore pse shqiptarët largohen nga vendi dhe një nga pengesat kryesore për integrimin europian.

Deputetja ngriti shqetësimin edhe për prokurimet publike, duke thënë se ato janë të paracaktuara dhe shpesh jepen pa garë, me kosto të shumëfishuara. Sipas saj, kjo ka deformuar ekonominë e tregut, ka vrarë konkurrencën dhe ka dëmtuar bizneset e ndershme që nuk janë pjesë e tenderave publikë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI