Flash

I plagosur, por në detyrë/ Pse nuk po shfaqet në publik Mojtaba Khamenei

Lapsi.al 10 March 2026
I plagosur, por në detyrë/ Pse nuk po shfaqet në publik Mojtaba

Kanë kaluar 3 ditë që kur Mojtaba Khamenei u zgjodh udhëheqës suprem i Iranit dhe ende nuk është publikuar asnjë foto apo video. Në mes të luftës, masat e sigurisë janë padyshim të rrepta dhe ai duhet ta kalojë gjithë kohën e tij në bunkerë, por zyrtarët iranianë kanë dhënë garanci se materialet do të publikohen.

Burime të njohura me çështjen i thanë gazetës “Jerusalem Post” të martën se Khamenei u plagos gjatë luftës, por mbetet i aftë të kryejë detyrat e tij dhe të menaxhojë punët shtetërore.

Televizioni shtetëror iranian raportoi gjithashtu të hënën se Mojtaba Khamenei ishte plagosur, megjithëse nuk dha detaje rreth rrethanave të lëndimit apo ashpërsisë së tij. Nuk dihej se kur ndodhi lëndimi apo nëse ndikoi në aftësinë e tij për të kryer detyrat e tij.

Sidoqoftë, vazhdon Jerusalem Post, mungesa e Khameneit nga skena publike po shkakton debat. Kritikët e regjimit thonë se mungesa e tij ngre pyetje se kush po e udhëheq realisht qeverinë e Iranit. Figura të shquara të opozitës iraniane pretendojnë se një tjetër zyrtar i lartë i regjimit mund të ushtrojë pushtet ndërsa Mojtaba vepron kryesisht si një udhëheqës simbolik. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI