Flash

FOTO/ "Homeland Justice" vjedhin të dhënat nga kompjuterat e Kuvendit

Lapsi.al 10 March 2026
FOTO/ "Homeland Justice" vjedhin të dhënat nga kompjuterat e

Një mesazh kërcënues i publikuar në platformën Telegram nga grupi i hakerëve “Homeland Justice” ka ngritur shqetësime të reja për sigurinë kibernetike të institucioneve shqiptare. Në deklaratën e tyre, ata pretendojnë se zotërojnë komunikime dhe korrespondencë të disa anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë gjatë muajve të fundit.

Në postimin e publikuar, grupi përdor një gjuhë të ashpër dhe lë të kuptohet se materialet që pretendon se ka në dispozicion mund të bëhen publike. “Homeland Justice” shkruan se është “më afër nga sa mendohet”, ndërsa hedh akuza të përgjithshme ndaj disa deputetëve për lidhje me persona të përfshirë në krime të rënda.

Në mesazhin e publikuar në Telegram thuhet: “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush sesa mendoni. A i keni mbrojtur me të vërtetë ata vrasës dhe vrasës fëmijësh? Ne do të bëjmë që kjo turp të mbetet me ju përgjithmonë.”

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet shqiptare lidhur me këto pretendime. Po ashtu mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për materiale reale të komprometuara apo për një deklaratë propagandistike në rrjet.

Ndërkohë, disa deputetëve u është dërguar edhe një paralajmërim në adresat e tyre të email-it, ku u kërkohet të tregojnë kujdes ndaj mesazheve të dyshimta. Në njoftimin e shpërndarë thuhet: “Ky email vjen nga jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Ju lutemi, mos i klikoni link-et ose skedarët bashkangjitur, përveç rasteve kur e njihni burimin e emailit dhe e dini që përmbajtja është e sigurt.”

Rasti vjen në një moment kur siguria e sistemeve digjitale dhe mbrojtja e të dhënave të institucioneve publike në Shqipëri mbeten një temë e ndjeshme, sidomos pas disa incidenteve kibernetike të viteve të fundit. Për momentin nuk ka konfirmim zyrtar mbi autenticitetin e materialeve që grupi pretendon se zotëron.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI