Flash

Dy lokale me lojëra fati të paligjshme në Tiranë, 3 të arrestuar

Lapsi.al 10 March 2026
Dy lokale me lojëra fati të paligjshme në Tiranë, 3 të

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Multigames”, gjatë të cilit janë zbuluar dy lokale ku organizoheshin në mënyrë të kundërligjshme lojëra fati.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë tre shtetas, administratorë dhe punonjës të këtyre subjekteve. Në pranga ranë B. K., 20 vjeç, S. M., 24 vjeç dhe E. B., 18 vjeç.

Sipas policisë, në rrugën “Muhamet Deliu”, në një lokal të administruar nga 24-vjeçari S. M., ku punonte edhe shtetasi B. K., dyshohet se viheshin baste sportive përmes celularëve.

Ndërkohë, në rrugën “Mysym Keta”, në një lokal ku ishte i punësuar shtetasi E. B., u gjetën dy kompjuterë që dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë kontrolleve në të dyja subjektet, policia sekuestroi 6 njësi kompjuterike dhe monitorë, 4 telefona celularë dhe bileta me baste sportive.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të kontrolleve për evidentimin e ambienteve që përdoren për organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme vijojnë.

Të këshilluara

Shtohen truprojat për Brahon dhe Dumanin

Masat e sigurisë janë forcuar për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Klodjan Brahos, i janë shtuar dy truproj...

16:05

Shtohen kreditë problematike në vend

Raporti i kredive me probleme e nisi me një rritje të lehtë vitin 2026. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në janar raporti i kredive me probleme isht...

17:04

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI