Flash

Deputeti gjerman në selinë e PD, Bayer: Shqipëria, sfidë në sistemin e drejtësisë!

Lapsi.al 10 March 2026
Deputeti gjerman në selinë e PD, Bayer: Shqipëria, sfidë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputetin e CDU-së në Bundestagun gjerman, Peter Beyer, njëkohësisht raportues për Ballkanin në grupin parlamentar të CDU-së. Në fokus të bisedës ishte situata politike në Shqipëri dhe procesi i integrimit europian.

Pas takimit, Beyer u shpreh se diskutimi ishte i përqendruar te zhvillimet e fundit në vend dhe sfidat që lidhen me procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Shqipëria shpesh përmendet si një nga vendet që ecën përpara në këtë proces, por se nga këndvështrimi i Berlinit ekzistojnë edhe sfida.

“Diskutuam për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, një vend që shpeshherë përmendet si një nga vendet kryesuese në rrugën drejt Bashkimit Europian. Megjithatë, nga këndvështrimi i Berlinit shohim gjithashtu disa sfida dhe zhvillime të fundit, veçanërisht sa i përket çështjeve që lidhen me sistemin e drejtësisë”, tha Beyer.

Deputeti gjerman vlerësoi gjithashtu rolin e opozitës në një sistem demokratik, duke theksuar rëndësinë e një opozite të fortë për funksionimin e demokracisë dhe për procesin e integrimit.

“Një Parti Demokratike e fortë dhe një opozitë e fortë janë thelbësore për të ardhmen e demokracisë në këtë vend. Prandaj ne shtrijmë një dorë bashkëpunimi dhe ofrojmë mbështetjen tonë”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Berisha deklaroi se gjatë takimit e ka njohur Beyer me qëndrimet e opozitës lidhur me zhvillimet politike në Shqipëri dhe me sfidat që, sipas tij, pengojnë funksionimin normal të institucioneve.

“E njoha me të gjitha pikëpamjet e opozitës për këto zhvillime dhe e sigurova se ne qëndrojmë të vendosur në projektin e integrimit të Shqipërisë në Europë, si projekti më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Berisha.

Lideri i opozitës ngriti gjithashtu shqetësime për gjendjen e sistemit të drejtësisë dhe për ndikimin e krimit të organizuar në vend.

“E njoha edhe me pengesat e mëdha dhe me gjendjen e bllokimit të plotë të sistemit të drejtësisë, me kartelet e drogës dhe fuqinë e tyre për shkak të lidhjeve të niveleve më të larta, por edhe me vendosmërinë tonë për të vazhduar përpjekjet për të realizuar projektet tona”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI