Flash

Dalin PAMJET/ Si u arratisën nga hoteli 5 futbollistet e Iranit në Australi

Lapsi.al 10 March 2026
Dalin PAMJET/ Si u arratisën nga hoteli 5 futbollistet e Iranit në

Kanë dale detaje të reja nga arratisja e 5 futbollisteve iraniane nga hoteli ku po qëndronin në një turne në Australi. Ato ikën para hundës së rojeve dhe të anëtarëve të misionit të tyre. Ato dërguan mesazhe "SOS" me dritat e telefonave të tyre celularë teksa mbaheshin pothuajse si të burgosura në lëvizjet nga hoteli në stadium.

Duket se vendimi për t'u arratisur, të cilin të 5 gratë e zbatuan, pati një ndikim psikologjik mbi ekipin. Avokatja e të 5 grave, Tina Kordrostami, i tha një televizioni australian se ato u përpoqën të largoheshin nga parkingu, pasi fillimisht zbritën shkallët e daljes së emergjencës. Kur burrat që i ruanin kuptuan se 5 gratë mungonin, pati një rrëmujë.

Rojet e tërbuara i ndoqën nëpër shkallë sepse nuk kishin kohë të prisnin ashensorin. Për fat të mirë për 5 gratë, dera e parkingut ishte e mbyllur. Në hollin e hotelit, ata filluan të kuptonin se çfarë kishte ndodhur.

Momentet e tyre të fundit ishin të mbushura me lot dhe emocione. Thuhet se një lojtare tjetër vendosi në minutën e fundit të mos bashkohej me 5 lojtarët që morën azil. Duke pritur në aeroportin e Sidneit për të hipur në një fluturim me një ndalesë në Kuala Lumpur, anëtaret e ekipit të futbollit folën me gazetën “Sydney Morning Herald”. Disa prej tyre, të paidentifikuara përsëritën të njëjtin mesazh: se duan të kthehen në shtëpi tek familjet e tyre.

Kur u pyetën për 5 shoqet e ekipit të mbetura në Australi, një grua u përgjigj: "Ato u bënë refugjate." Kur u pyet nëse donte të bëhej edhe ajo refugjate dhe nëse Irani ishte i sigurt, gruaja e re tundi kokën: "Irani është atdheu im", - u përgjigj ajo.

Dy gra të tjera thanë se kishin folur me familjet e tyre. Kur u pyetën për ndërprerjet e energjisë elektrike në Iran, një vajzë ngriti supet. Një tjetër filloi të fliste, por më pas iu drejtua një ndihmëseje, e cila përsëriti të njëjtin mesazh: "Ato janë të lumtura të shohin familjet e tyre."

Megjithatë, siç vëren gazeta australiane, gjuha e trupit e disa anëtareve të ekipit tregoi diçka të ndryshme. Gratë e fundit që hipën në autobus e bënë këtë me lot në sy. Një grua mungonte, ndërsa një tjetër ishte ulur në një vend, duke refuzuar të largohej. Lojtaret u rrethuan nga policia. Ato refuzuan të kontrollonin nëse një grua ishte arratisur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI