Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Bayern asfalton Atalantën: gafat e Kisnky fundosin Tottenham, Barça shpëton në fund

Lapsi.al 10 March 2026
Bayern asfalton Atalantën: gafat e Kisnky fundosin Tottenham, Barça

Mbrëmje e madhe e futbollit europian, me të mëdhatë që hedhin hapa të sigurtë drejt kualifikimit në Champions League. Bayern Munich ka shkëtarruar Atalantën, me një 6-1 tenistik në Bergamo. Atletico Madrid i ka dhënë goditjen e rëndë Tottenham dhe teknikut Tudor, me një 5-2 që lë pak shpresa për në kthim. Shpëton në fund Barcelona, që del me një 1-1 nga Newcastle, që i rri ngushtë Magpies.

ATALANTA-BAYERN MUNICH 1-6

Atalanta BC e dinte se do të ishte shumë e vështirë, por FC Bayern Munich i jep një goditje të rëndë në shtëpi: në New Balance Arena bavarezët dominojnë dhe fitojnë 6-1 në transfertë. “Dea” rrezikon në fillim me Nicola Zalewski dhe Ibrahim Sulemana, por më pas nis spektakli i Michael Olise, me francezin vërtet të papërmbajtshëm. Inkursionet e tij çorientojnë gjithë krahun e majtë të zikaltërve, por avantazhi vjen nga goditja e këndit: Serge Gnabry gjen Josip Stanišić dhe është 1-0 në minutën e 12’.

Kalojnë dhjetë minuta dhe pikërisht Olise mposht Marco Carnesecchi me të majtën e tij, më pas vjen edhe goli i tretë: asist i ish-lojtarit të Crystal Palace FC dhe devijim fitues i Gnabry (25’). Kanë mbetur edhe njëzet minuta dhe Atalanta përpiqet të reagojë me Nikola Krstović, por më pas detyrohet të kthehet në mbrojtje: Bayern ka katër raste për golin e katërt, por nuk i shfrytëzon.

Lexo më tej: Rams Park në flakë, Galatasaray mposht Liverpool: Slot i tërbuar për golin e anuluar

Në pjesën e dytë Raffaele Palladino heq dorë nga moduli i pazakontë me Krstovic dhe Gianluca Scamacca në tandem, duke u kthyer te 3-4-2-1, por muzika nuk ndryshon. Atalanta goditet menjëherë nga Nico Jackson, i shërbyer në mënyrë të shkëlqyer nga Luis Díaz (52’), dhe më pas shembet plotësisht: Olise me të majtën (64’) dhe Jamal Musiala (67’) mbyllin llogaritë dhe shënojnë golat që çojnë rezultatin në 6-0. Nga ai moment e në vazhdim është një kalvar i vërtetë për një Atalantë katastrofike në shtëpi: Berat Djimsiti shmang golin e shtatë, ndërsa Dayot Upamecano i afrohet atij.

Olise dhe Joshua Kimmich marrin karton të verdhë për të shlyer pezullimin në ndeshjen e kthimit dhe Bayern nis të administrojë lojën. Gjermanët humbasin Musiala (dhe ndoshta edhe Jonas Urbig) në kohën shtesë dhe ulin ritmin, ndërsa Atalanta shënon golin e nderit: në rrjetë Mario Pašalić (93’), por çerekfinalet janë më shumë se një mirazh.

ATLETICO MADRID – TOTTENHAM 5-2

Aventura e Igor Tudor te Tottenham Hotspur po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një makth. Pas tre humbjeve në kampionat që nga ardhja e tij, ish-trajneri i Juventus FC përjeton një mbrëmje të tmerrshme në Metropolitano Stadium. Të angazhuar kundër Atlético Madrid në fazën e 1/8-ve të UEFA Champions League, “Spurs” pësojnë katër gola në 22 minuta falë golave të Marcos Llorente, Antoine Griezmann, Julián Álvarez dhe Robin Le Normand, në ndeshjen e përfunduar 5-2.

Në dy prej golave (shumë i rëndë gabimi te goli i Julian Alvarez) janë të dukshme përgjegjësitë e portierit Václav Kinský, i cili zëvendësohet mes lotësh në minutën e 17-të. Në vend të tij hyn, pas vetëm një çerek ore lojë, italiani Guglielmo Vicario. Kinský, portier çek i lindur në vitin 2003 dhe asnjëherë titullar këtë sezon në Premier League, ishte aktivizuar nga trajneri Tudor për zgjedhje teknike. “Është më mirë për skuadrën”, kishte thënë në prag të ndeshjes trajneri kroat, i cili vendosi të besojë te një portier që nuk kishte zbritur në fushë që nga 16 maji 2025.

Pas kësaj nate, për të thënë pak katastrofike, nuk përjashtohet një përmbysje në pankinën e Tottenhamit në fund të ndeshjes: në ditët e fundit është përmendur edhe emri i Thiago Motta, aktualisht nën kontratë me Juventus deri në vitin 2027.

NEWCASTLE–BARCELONA 1-1

Barcelona shpëton në sekondat e fundit në St. James’ Park, 1-1 në ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ës kundër Newcastle United. Bardhezinjtë shtyjnë fort në fillim, por me kalimin e minutave FC Barcelona marrin guxim. Pjesa e parë përfundon 0-0, por në pjesën e dytë vazhdojnë të krijohen raste nga të dyja palët. Harvey Barnes në minutën e 74’ godet një shtyllë të bujshme, por ish-lojtari i Leicester City F.C. shlyen veten në minutën e 86’ me prekjen vendimtare për 1-0.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte me suksesin e Newcastle United, vjen episodi në favor të katalanasve: faull i Joe Willock në minutën e 93’ dhe Lamine Yamal në minutën e 96’ shënon golin përfundimtar 1-1 nga pika e penalltisë. Gjithçka shtyhet për ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI