Flash

Bardhi: Grupet kriminale të Fierit kërcënuan dëshmitarë për llogari të Ballukut

Lapsi.al 10 March 2026
Bardhi: Grupet kriminale të Fierit kërcënuan dëshmitarë

Grupet kriminale të Fierit kanë kërcënuar jo vetëm një bashkëtëpandehur në dosjen e Ballukut por edhe një dëshmitare.

Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zbulon detaje nga materialet prej 16 mijë faqesh që SPAK ka vendosur në dispozicion të Kuvendit për të kërkuar që t'i hapet rruga për arrestimin e Belinda Ballukut.

Bardhi thotë se kërcënimi ka ndodhur më 20 nëntor 2025, pra një ditë pasi ndaj Ballukut I është caktuar masa e sigurisë nga GJKKO për pezullim nga detyra dhe ndalim jashtë shteti.

Bardhi ngre dhe pyetje ndaj Ramës nga e di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria në USB-në me 16.000 faqe? Kur ky nuk i ka tërhequr provat? Nga e di ky cilësinë e këtij përgjimi?

Pjesë nga deklarata e Bardhit

Nga ana tjetër, sipas kryeministrit, e kanë shkruar dhe në raport, një gënjeshtër tjetër, që transkripti i përgjimeve me të cilën prokuroria dokumenton ushtrimin e presionit përmes grupeve kriminale dhe po e them për herë të parë, bëhet fjalë për grupe kriminale që veprojnë në qarkun e Fierit, sipas përgjimeve të prokurorisë.

Aty ku Edi Rama ka caktuar si drejtuese politike Belinda Ballukun. Dhe nuk e kanë bërë për të mbrojtur Belinda Ballukun, e kanë bërë për të mbrojtur paktin mafioz që kanë bërë me pushtetin e Belinda Ballukut. Dhe nuk është e vërtetë që bëhet fjalë për thashetheme, janë prova të dokumentuara se si grupet kriminale, të fortët e qarkut të Fierit, siç thotë transkripti i prokurorisë, kanë ushtruar presion ndaj dëshmitarëve dhe të pandehurve të tjerë për llogari të Belinda Ballukut. Dhe gënjeshtra është, dhe ju e shihni, i drejtoheshe lartmadhnisë së tij Ulsi Manja dhe ai e konfirmonte me kokë, ishte që ky përgjim kishte qenë në dispozicion të prokurorisë ku ajo ka kërkuar masën e parë të sigurimit.

Të gjithë jeni dëshmitarë që masa e parë e sigurimit nga Prokuroria e Posaçme është kërkuar në gjykatë në datën 14 Nëntor.

Dhe gjykata ka vendosur caktimin e masës dhe i është komunikuar të pandehurës Belinda Balluku në datën 19 Nëntor.

Përgjimi i realizuar nga prokuroria është i datës 20 Nëntor. Pra një ditë pasi i ishte caktuar masa e sigurimit. 20 Nëntor 2025, ora 12:23 minuta e 35 sekonda ka nisur telefonata e përgjuar nga prokuroria. Dhe prokurori këtë transkript të këtij përgjimi e ka patur në dispozicion, siç thotë data e dokumentit, në 3 Dhjetor të vitit 2025. Pra është një gënjeshtër ajo që kanë shkruar në raport dhe një gënjeshtër ajo që tha Edi Rama se prokuroria e ka patur këtë përgjim në dispozicion ku ka kërkuar marrjen e masës së parë të sigurimit. Nuk e ka pasur. Ka ndodhur ky kërcënim apo intimidim ndaj dëshmitarëve të nesërmen kur prokuroria ka kërkuar masën e parë të sigurimit. Dhe gënjeshtra tjetër ishte që e kërcënuara është vetëm një e bashkëpandehur me zonjën Balluku. Është e pavërtetë. Prokurorët konfirmuan në mbledhje që nuk bëhet fjalë vetëm për një rast intimidimi. Bëhet fjalë për dy kërcënime ndaj dy personave, ku njëra ka statusin e të bashkëpandehurës, ndërsa tjetra është në listën e dëshmitarëve të prokurorisë. Ka sjellë këta prova, kanë marrë arkivën e ministrisë.

Së pari, secili gazetar që është në këtë konferencë, por dhe qytetarët që na ndjekin, kanë dëgjuar Edi Ramën të thotë që ai nuk i ka parë provat. Kanë dëgjuar përfaqësuesit e mazhorancës të thonë që ata nuk i kanë tërhequr provat. Nga e di ky çfarë provash ka sjellë prokuroria në USB-në me 16.000 faqe? Kur ky nuk i ka tërhequr provat? Nga e di ky cilësinë e këtij përgjimi? Sepse ka thënë publikisht, ai dhe përfaqësuesit e tij dhe e pandehura Balluku, që nuk i kanë tërhequr provat e sjella në prokurori. Atëherë si e bën ky vlerësimin vlen apo nuk vlen një provë, kur ky s'ka patur mundësi as t'i lexojë provat, sepse nuk i ka tërhequr. Apo ky ka aftësinë për t'i lexuar provat edhe kur ato janë te kasaforta e mbyllur e Niko Peleshit. Dhe meqënëse unë i kam tërhequr provat dhe i kam lexuar një më një ato prova, dua t'ju konfirmoj të dashur bashkëqytetarë, që nuk është e vërtetë që prokuroria ka sjellë në kuvend vetëm arkivën e Ministrisë së Infrastrukturës. Prokuroria ka sjellë me mijëra faqe përgjime mes Belinda Ballukut dhe varësve të saj, ku provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, se si ka paracaktuar shpërndarjen në mënyrë korruptive të 1.1 miliardë euro. Madje në raste të caktuara, duke përmendur edhe porosinë që ka marrë drejtpërsëdrejti nga Edi Rama.

Kush është ky që vlerëson provat? Çfarë jemi ne deputetët? Gjykatë Supreme e vendit? Komisioni i Venecias e ka bërë të qartë, ne nuk shqyrtojmë dot brëndësinë e provave, as vlerën e provave, dhe as nuk bëjmë dot shqyrtim ligjor të çështjes. Ne verifikojmë ka apo nuk ka presion politik në rastin e kërkesës së prokurorisë. Kaq kemi ne për detyrë. Nëse ka ndonjë pretendim që po e përndjek politikisht Prokuroria e Posaçme Belinda Ballukun, të dalin dhe ta thonë dhe ta argumentojnë. Po ky është i vetmi rast kur mund të refuzohet kërkesa e prokurorisë. Pjesa tjetër nuk ka ardhur kurrë në kuvend, se përmendi dy rastet pararëndëse. Çështja e Ben Ahmetajt është 1 e 200-ta e provave që kanë ardhur për Belinda Ballukun. Unë jam anëtar i Këshillit të Mandatit, i kam shqyrtuar të dyja çështjet. Atje kishte indicie, këtu ka prova. Atje kishte të dhëna dhe dyshime, këtu ka prova që provojnë kryerjen 11 herë të veprës penale nga Belinda Balluku. Dhe tjetra nuk është rënduar pozita. Po si të vjedhësh 240 milionë euro është njëlloj si të vjedhësh 1.1 miliardë euro? Po patjetër që është rënduar pozita e të pandehurës, se thonë nuk ka vazhdimësi. Si nuk ka vazhdimësi? Ishte për një tender, u mor nën akuzë për dy tendera, sot akuzohet për 11 tendera. Pra e ka kryer krimin në mënyrë permanente. Saç ka qenë në zyrën e Ministrit të Infrastrukturës, s'ka lënë tender të Ministrisë së Infrastrukturës dhe të institucioneve të varësisë pa caktuar biznesmenin që e fiton. Dhe dëmi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është i konsiderueshëm. Se nëse ti paracakton fituesin, paracakton dhe vlerën. Fryn edhe vlerën e prokurimit. Dhe në mungesë të garës, tenderi fitohet në fondin e tij limit. Si nuk ka dëm ekonomik në tunelin e Llogarasë, ku me dokumenta zyrtare, prokuroria dokumenton që kostoja e tunelit është aq sa ç'ishte oferta e procedurës së anulluar. 140 milionë euro. Ndërkohë që shteti shqiptar, për një punë që ka kushtuar 140 milionë euro, ka paguar 190 milionë euro. Si s'ka dëm ekonomik këtu? Megjithatë, meqënëse ka vendosur të bëjë avokatin e Belindës, ajo i ka dy avokatë, duhet të heqi njërin prej tyre sepse ligji lejon për një të pandehur të ketë vetëm dy avokatë. Dhe zoti Rama mund të shkojë krah të motrës së Belindës, si avokat i Belinda Ballukut në gjykatë. Dhe çdo argument mbi cilësinë e provave, apo mbi faktet penale, t'i bëjë në gjykatë. Ne nuk jemi gjykatë, Kuvendi nuk është gjykatë.

Kuvendi është strukturë kushtetuese që ushtron, organ kushtetues, që ushtron kompetencat e veta kushtetuese. Ne nuk ndërhyjmë dot për të thënë na pëlqen kjo masa e sigurimit, por nuk na pëlqen kjo tjetra. T'i vendosim Belindës këtë masën e sigurimit dhe jo këtë masën tjetër të sigurimit.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI