Flash

Vuçiç: Osmani u shfaq si yll në "Bordin e paqes", nuk e prisnim nga Trump

Lapsi.al 9 March 2026
Vuçiç: Osmani u shfaq si yll në "Bordin e paqes",

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar pjesëmarrjen e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani në "Bordin e Paqes" të themeluar nga Donald Trump. Në një intervistë për gazetën gjermane "Süddeutsche Allgemaine Zeitung", Vuçiç tha se ajo u shfaq “si yll” dhe “këtë se kemi pritur nga Trump”.

Duke folur për administratën Trump, Vuçiç tha se priste që Uashingtoni të reagonte “më me vendosmëri” ndaj politikave të qeverisë së Kosovës.

“Shpresoj për një qëndrim më të vendosur kundër regjimit të (Kryeministrit Albin) Kurtit… Ata po provokojnë të gjithë serbët në Kosovë dhe ekziston edhe i ashtuquajturi Bordi i Paqes ku Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shfaqet si yll. Ne nuk e prisnim këtë nga administrata Trump”, tha ai.

Më tej Vuçiç hodhi poshtë pretendimet për forcë të tepërt të përdorur kundër studentëve protestues, duke pretenduar se është përdorur dhunë kundër policisë.

I pyetur nëse do të donte të gëzonte avantazhet e tregut të përbashkët të BE-së pa presion për të siguruar sundimin e ligjit dhe demokratizimin, Vuçiç tha se presioni duhet të mbetet në vend. “Ata duhet të jenë gjithmonë në gjendje të thonë – nuk jeni mjaftueshëm të mirë”, tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Plagoset me armë një 39-vjeçar turk në Sauk

Një shtetas turk 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në...

20:29

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI