Flash

Sulmohet me lëndë plasëse rezidenca e Mamdanit në New York

Lapsi.al 9 March 2026
Sulmohet me lëndë plasëse rezidenca e Mamdanit në New York

Rezidenca e të kryetarit të bashkisë së New York, Zohran Mamdani ka rënë pre e një sulmi terrorist. Pranë saj janë vendosur dy pajisje shpërthyese të improvizuara.

"Autorët, të cilët shpërthyen dy pajisjet dhe hodhën të paktën një, mund të kishin shkaktuar lëndime serioze ose vdekje", tha komisionerja e policisë së Nju Jorkut Jessica Tiss.

Ngjarja ndodhi të shtunën, pasi një grup protestuesish anti-islamikë u mblodhën jashtë rezidencës zyrtare të Mamdanit dhe u përleshën me një grup më të madh kundër-protestuesish.

Në një konferencë të mëparshme, autoritetet në Nju Jork u thanë gazetarëve se protesta u organizua nga Jake Lang, një influencues i ekstremit të djathtë që mori pjesë në trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, i cili tani është amnistuar. Ky grup ishte më i vogël se kundër-protestuesit që ishin mbi 100 persona.

Mediat shkruajnë se në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar dy persona. Ata janë 18-vjeçari Emir Balat dhe 19-vjeçari Ibrahim Kayumi, të dy nga Pensilvania. Gjithashtu, policia ka lokalizuar një tjetër makinë të lidhur me autorët, ndërsa brenda automjetit është gjetur një tjetër objekt i dyshimtë.

Të këshilluara

Irani sulmon ambasadën e SHBA-ve në Bagdad

Banorët e Bagdadit dhe të Irbilit në Irak raportuan se dëgjuan sot në mbrëmje shpërthime dhe zhurma të sistemit të mbrojtjes ajrore, që po interceptonte raketa ...

22:43

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI