Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Raporti i SPAK: Çfarë bëri Prokuroria e Posaçme në 2025

Lapsi.al 9 March 2026
Raporti i SPAK: Çfarë bëri Prokuroria e Posaçme në

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka publikuar raportin vjetor të veprimtarisë së institucionit gjatë vitit 2025.

Në raport, SPAK thekson se gjatë vitit të kaluar, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 ishin të reja, 39 prej të cilave janë bashkuar ndërsa 577 të tjerat ishin të mbartura nga vitit 2024.

Sipas SPAK, rreth 29 përqind e çështjeve dhe hetimeve të përfunduara janë transferuar tek prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, një rënie e ndjeshme krahasuar me mesataren e periudhës 2021- 2024.

Prokuroria e Posaçme argumenton se edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë me 19.5%, numri i personave të përfshirë në këto çështje është rritur me 13.5%, çka tregon se hetimet janë fokusuar tek çështje më komplekse që përfshijnë shumë individë.

“Volumi i hetimeve penale është rritur edhe gjatë vitit 2025 krahasuar me një vit më parë. Gjatë vitit 2025, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet e reja, të regjistruara gjatë vitit 2025 dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832). Po ashtu, raporti mes procedimeve penale të reja dhe çështjeve/hetimeve të përfunduara u rrit me rreth 6.67% gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024.

Sa i përket volumit të punës në mbylljen e hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vijuar të tregojë qëndrueshmëri me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025, duke ruajtur të njëjtin nivel me vitin 2024. Edhe pse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë ka rënë me 19.5%, numri i personave të përfshirë në këto çështje është rritur me 13.5%, çka tregon se, hetimet janë fokusuar tek çështje më komplekse, që përfshijnë më shumë individë. Kjo dhënë, një reflektim të qasje më strategjike dhe të fokusuar të SPAK në ndjekjen penale gjatë këtij viti raportues.”, thuhet në raportin e SPAK.

Sa i përket hetimeve për korrupsionin, SPAK thotë se ka hetuar 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë, nga të cilët 18 janë dërguar për gjykim ndërsa 10 janë dënuar me vendim të formës së prerë.

“Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara. Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit të lartë. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të reja dhe 16 persona nën hetim. Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë nën hetim gjatë vitit 2025, mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen penale në nivelet më të larta të administratës publike.”, njofton SPAK.

Sa i përket masave të sigurimit, SPAK thotë se ka aplikuar një politikë penale me standartet ndërkombëtare. Kështu, siç thuhet në raport, për llojin e kërkesave të masave të sigurimit rezulton se numri i të paraburgosurve me kërkesë të Prokurorisë, përbën vetëm 12% të totalit të të paraburgosurve, ndërsa numri i të burgosurve që janë dënuar me dënim me burg nga hetimet e SPAK përbën 11 përqind të numrit total të tyre.

Po ashtu, sipas SPAK, ka rënie me rreth 53.4 përqind të përdorimit të masës arrest në burg dhe përdorimit të një mase alternative.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43