Flash

Plagoset me armë një 39-vjeçar turk në Sauk

Lapsi.al 9 March 2026
Plagoset me armë një 39-vjeçar turk në Sauk

Një shtetas turk 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut, ndërsa dyshohet se edhe autori është me shtetësi turke.

Burime bëjnë me dije se i plagosuri është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë trajtim mjekësor, ndërkohë që dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk.

39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI