Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Egnatia përmbys Teutën: Zogos iluzionon Dobin, pastaj me 10 lojtarë pësojnë poker

Lapsi.al 9 March 2026
Egnatia përmbys Teutën: Zogos iluzionon Dobin, pastaj me 10

Egnatia konfirmon momentin pozitiv në kampionat duke mposhtur Teutën me rezultatin 4-2 në stadiumin “Arena Egnatia”, në një ndeshje spektakolare të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”. Sfida, e cila mbylli edhe fazën e tretë të kampionatit për të dyja skuadrat, prodhoi gjashtë gola, ritëm të lartë dhe një karton të kuq që ndikoi në minutat e fundit të takimit.

Ndeshja nisi me një qasje më agresive nga ana e Teutës, e cila arriti të kalonte e para në avantazh me Zogos. Megjithatë, reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm dhe tregoi qartë karakterin e skuadrës që synon të mbetet në zonën e kreut. Albanese barazoi rezultatin duke përfituar nga një gabim i portierit Selmani, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Adjessa përmbysi gjithçka, duke i dhënë vendasve avantazhin psikologjik përpara pushimit.

Në pjesën e dytë, Teuta nuk u dorëzua dhe arriti të rikthejë baraspeshën me Maçollin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për disa minuta ndeshja u bë edhe më e hapur, me të dyja skuadrat që kërkonin golin e avantazhit. Megjithatë, cilësia dhe thellësia e organikës së Egnatias bënë diferencën në momentet kyçe. “Sigurisht që kam disa pakënaqësi - tha tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova -. Në pjesën e parë lamë shumë hapësira në fazën mbrojtëse. Mundësitë e Teutës ishin të mëdha në pjesën e parë, nuk më pëlqeu. Duhet t’i japim merita kundërshtarit, por përsëri ngulmimi për ta çuar ashtu siç e kishim përgatitur ndeshjen, lë për të dëshiruar, momente-momente.

Lexo më tej: Kupa/ Dinamo shpërbën Tiranën, Shehi pa fjalë: Egnatia vuan, por kalon

Buriç riktheu avantazhin për skuadrën e Rrogozhinës, ndërsa situata u vështirësua edhe më shumë për Teutën në minutën e 79-të, kur Kotobelli u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë durrsakët me një lojtar më pak. Me epërsinë numerike dhe kontrollin e lojës, Egnatia administroi minutat e fundit dhe vulosi përfundimisht fitoren me penalltinë e realizuar nga Fernando në minutën e 93', duke dëshpëruar teknikun e Teutës, Enkelejd Dobi. “Pas golit të dytë që barazuam, duhet të ishim më të matur, të kishim më shumë pjekuri. Në mënyrën e sjelljes, në mënyrën e vendosjes dhe të intepretimit të disa gjërave. Nuk është pjesa e dytë, çfarë ndodhi... pas golit të 3-të iku gjithçka, karton i kuq, morëm golin e 4-t me penallti përsëri. Duhet të jemi më të matur, qëndrojmë deri në fund".

Ky sukses e mban Egnatian plotësisht në garë për vendet e para të kampionatit. Skuadra e Rrogozhinës ngjitet në kuotën e 49 pikëve, duke ndarë vendin e dytë me Elbasanin dhe duke mbetur vetëm dy pikë larg kryesueses Vllaznia. Në anën tjetër, Teuta mbetet në vendin e gjashtë me 34 pikë, duke vijuar një sezon të paqëndrueshëm që e mban larg zonës së katër skuadrave më të mira.

EGNATIA-TEUTA GOLAT

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69af1141ccf2d.mp4"][/video]

[video width="696" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69af1567ebcc0.mp4"][/video]

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69af1688e4665.mp4"][/video]

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69af22436c7cb.mp4"][/video]

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69af25a9f0472.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI