Flash

Shtohen zërat nga Irani: Djali i Khameneit është zgjedhur Lider Suprem

Lapsi.al 8 March 2026
Shtohen zërat nga Irani: Djali i Khameneit është zgjedhur Lider

Nga Irani përforcohen zërat se Republika Islamike ka zgjedhur djalin e Ajatollah Ali Khameneit, Mojtaba si pasardhës të tij.

"Emri i Khameneit do të vazhdojë", - është shprehur Ajatollah Hosseinali Eshkevari, anëtar i këshillit të klerikëve, përgjegjës për zgjedhjen e një udhëheqësi të ri, në një video të transmetuar nga mediat iraniane.

"Vota është hedhur dhe do të shpallet së shpejti", - tha Esquevari, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Do të jetë Sekretari i Asamblesë së Ekspertëve, Hosseini Bushehri që do të shpallë pasardhësin e Ajatollah Ali Khameneit. Ky i fundit u vra që në ditën e parë të sulmit izraelito-amerikan.

Ndërsa Izraeli njoftoi se vazhdon të shënjestrojë zyrtarë të lartë iranianë. Viktima e radhës është Abolqasem Babayan, kreu i sapoemëruar i zyrës ushtarake të udhëheqësit suprem, i cili u vra dje, të shtunën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI