Mesazhi i tij shoqërohej nga disa “screenshot” të dëshmive që dyshohet se i ishin dërguar nga shumë ish-anëtarë të ekipit. "Ai nuk mund të godiste njerëz gjatë shërbimit, kështu që i shponte nën tavolinë me një pirun që përdorej për skarën", rrëfeu njëri prej tyre në këto mesazhe të shpërndara në mediat sociale. Një shef kuzhine australian që punonte te “Noma” në vitin 2012 i tha gjithashtu “New York Times” se ndëshkimi i të gjithë stafit për gabimin e një personi ishte një praktikë e zakonshme e René Rexhepit. "Ai kaloi para secilit prej nesh dhe na goditi me grusht në gjoks", - ndërsa na ofendonte me të madhe, shpjegoi shefi i kuzhinës, i cili kërkoi të mbetej anonim. René Redzepi pranoi se kishte qenë "një përbindësh" Ish-punonjësit ankohen tashmë se shefi i njohur i kuzhinës vazhdon të përfitojë nga fama dhe prestigji i lidhur me Noma-n, pavarësisht këtyre praktikave. Në një ese të botuar në vitin 2015, René Redzepi pranoi se ishte një "përbindësh" që keqtrajtonte dhe frikësonte vartësit e tij. Ndërsa në një intervistë të vitit 2022 për “The Times of London”, ai shprehu gjithashtu keqardhje për të kaluarën e tij, duke deklaruar se "nuk kishte goditur kurrë askënd", por "ndoshta kishte shtyrë njerëz" . Të premten, ai i tha New York Times: “Teksa nuk i njoh të gjitha detajet e këtyre rrëfimeve, shoh mjaftueshëm ngjashmëri me sjelljen time të kaluar për të kuptuar se veprimet e mia dëmtuan kolegët e mi. Të gjithë atyre që kanë vuajtur nga lidershipi im, gabimet e mia në gjykim ose zemërimi im, u ofroj ndjesën time më të sinqertë dhe jam i përkushtuar për të ndryshuar.” Ai deklaroi se kishte ndaluar së menaxhuari operacionet e përditshme të departamentit disa vite më parë, i ishte nënshtruar terapisë dhe kishte "gjetur mënyra më të mira për të menaxhuar zemërimin e tij". ©LAPSI.alView this post on Instagram