Flash

Berisha me gratë për 8 marsin: Rama, kryeministri më mizogjen që ka pasur Shqipëria

Lapsi.al 8 March 2026
Berisha me gratë për 8 marsin: Rama, kryeministri më mizogjen

Në një aktivitet të organizuar me rastin e 8 Marsit, kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po përballet me një “regjim të mizogjenisë”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama si kryeministrin më mizogjen që ka pasur vendi.

"Shqipëria është e famshme, famëzezë, për vrasjen e grave, që nuk ka qenë, e përmendi, nuk e vetme, kanuni ka patur kufizimet e tij të mëdha, por gruas i jepte garanci të plotë jete. 

Gratë dhe fëmijët i përjashtonte në mënyrë absolute nga çdo lloj hakmarrje. Kurse këtu, numri i grave që vriten barbarisht nga mizorë, nga njerëz mizorë, është dy herë më i lartë sesa të gjithë Europën marrë së bashku. 

Sepse ky është regjimi i mizogjenisë. Ky është regjimi i banditëve, të cilët nuk kanë norma. Ju e patë çfarë ndodhi dje në parlament. Dhe unë duhet të dënoj me forcën më të madhe, t'i shpreh solidaritetin tim më të madh Albanës, e cila u agresua në atë mënyrë në parlament vetëm e vetëm se ka përfaqësuar me dinjitet ju. 

Ajo, ajo në të gjitha tryezat kombëtare e ndërkombëtare ka qenë zëri juaj, zëri juaj i guximshëm. Do t'ju tregoj vetëm një episod. Takon këtu dy përfaqësues të lartë të një vendi.

Ata kishin përkthyesen e ambasadës së tyre. Dhe përkthyesja i thotë, "Unë nuk t'i përkthej këto fjalë që thua ti kundër qeverisë". 

Ai e kuptoi, bashkëbiseduesi i Albanës e kuptoi dhe domethënë, por dua të them, në këtë kaq urrejtje dhe kaq paturpësira, por ajo është e pamposhtur, siç jeni ju të pamposhtura, siç keni faktuar vetë ju në qindra herë që jeni të pamposhtura. 

Dhe ata të cilët i lejojnë vetes sjellje të tilla dëshmojnë se ka një degradim të plotë moral dhe absolutisht në historinë e këtij vendi, kryeministër më mizogjen, as Shqipëria, as Europa nuk ka patur se Edi Rama. Këtë ta kemi shumë të qartë. Ai është simbol i mizogjenizmit" - deklaroi Berisha.

Të këshilluara

Kjo e Diel, me mot të paqëndrueshëm

Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthje...

08:32

Robotët kinezë në Ushtrinë e Serbisë

“Mijëra robotë të armatosur” në kuptimin ushtarak duken më shumë si një mesazh marketingu sesa një plan real, thotë për Radion Evropa e Lirë Nikolla Lluniq, kon...

13:47

ide

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI