Flash

Mercedes, tjetër nivel: Russell niset i pari në Australi, Ferrari akoma me probleme

Lapsi.al 7 March 2026
Mercedes, tjetër nivel: Russell niset i pari në Australi, Ferrari
Formula 1 – Mercedes duket në një nivel tjetër në kualifikueset e Çmimit të Madh të Australisë. Pole position shkon për George Russell me kohën 1 minutë, 18 sekonda dhe 518 të mijtat. Bëhet fjalë për pole position e tetë për pilotin nga King’s Lynn, i cili dukej se e kishte “prenotuar” nisjen nga vendi i parë që në momentet e para të provave zyrtare. Radha e parë për momentin është e gjithi Mercedes falë kohës së dytë të Andrea Kimi Antonelli, me një diferencë prej pothuajse tre të dhjetash (293 të mijtat). Piloti italian kishte pësuar një përplasje të fortë në fund të sesionit të tretë dhe të fundit të provave të lira, në kthesën e parë pas drejtëzës së bokseve, duke dëmtuar rëndë pjesën e pasme të Mercedesit të tij. Vetëm flamuri i kuq për aksidentin e Max Verstappen në fillim të kualifikueseve u dha mekanikëve kohën e nevojshme për të “fituar” garën me kohën dhe për ta kthyer Kimin në pistë.

Ferrari në ndjekje...

Nga radha e dytë do të nisen Isack Hadjar, i shkëputur me 785 të mijtat nga pole me Red Bull-in më të mirë pas eliminimit të Verstappen në Q1 (dalje nga pista), dhe Charles Leclerc me Ferrarin më të mirë. Radha e tretë është e gjithi McLaren me idhullin vendas Oscar Piastri përpara kampionit në fuqi Lando Norris. Pas tyre vijnë Lewis Hamilton me SF-26 tjetër të Maranellos dhe Liam Lawson me Racing Bulls, të ndjekur në rreshtin e pestë nga Racing Bulls tjetër e debutuesit Arvin Lindblad dhe nga Audi debutuese e Gabriel Bortoleto, i cili nuk mori realisht pjesë në Q3 sepse makina e tij u ndal në hyrje të pit lane në fund të Q2.

Lexo më tej: E bujshme, Verstappen “tradhton” Red Bull për Mercedes: F1 drejt një revolucioni

Radha e gjashtë për Nico Hulkenberg me Audi-n tjetër (i pari i eliminuar në Q2) dhe për Oliver Bearman me Haas-Ferrari, i ndjekur nga shoku i skuadrës francez Esteban Ocon që ndan rreshtin e shtatë me bashkëkombasin (dhe ish-shokun e skuadrës) Pierre Gasly me Alpine. Alexander Albon (Williams-Mercedes) dhe Franco Colapinto me Alpine tjetër ndajnë rreshtin e tetë. Nga radha e dhjetë do të nisë Max Verstappen, i cili – siç u përmend – doli nga pista në frenimin e kthesës së parë për shkak të bllokimit të rrotave të pasme. Katër herë kampioni i botës do të nisë nga rreshti i dhjetë dhe parafundit përkrah Valtteri Bottas. Pas tyre vetëm Carlos Sainz Jr. (Williams) dhe Lance Stroll (Aston Martin), të cilët nuk dolën fare në pistë. Rreshti i nëntë është i gjithi përvojë me Fernando Alonso (Aston Martin) dhe Sergio Pérez me Cadillac MAC-26 debutuese dhe deri tani zhgënjyese.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI