Flash

Kërcënoi me armë dy persona, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Lapsi.al 7 March 2026
Kërcënoi me armë dy persona, arrestohet 36-vjeçari në

Njoftimi:

Finalizohet një fazë tjetër e planit operacional të koduar “Siguria”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kanosi me armë për motive të dobëta 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga një 36-vjeçar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak organizuan dhe finalizuan fazën tjetër të planit operacional të koduar “Siguria”.

Në kuadër të kësaj faze u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim L. I., alias L. Sh., 36 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Durrësit, në shkurt të këtij viti, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Në janar të këtij viti, shtetasi L. I., nga automjeti me të cilin lëvizte, ka kanosur me armë zjarri 2 shtetas.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi iu gjetën municion luftarak, një mjet prerës (thikë) dhe dy radio policie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI