Flash

PAMJET/ Policia futet dhunshëm në protestën e Lapajt para kryeministrisë

Lapsi.al 6 March 2026
PAMJET/ Policia futet dhunshëm në protestën e Lapajt para

Policia ka ndërhyrë gjatë protestës së partisë “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj para kryeministrisë këtë të premte. Forcat e rendit, të shumta në numër, u kanë marrë me forcë protestuesve karriget dhe pankartat. Lapaj, paralajmëroi ngritjen e çadrave para godinës së Kryeministrisë, ku anëtarë të partisë së tij po protestojnë prej muajsh.

Lapaj bëri thirrje edhe për bashkim të qytetarëve, ndërsa shtoi se “beteja kundër hajdutërisë nuk duhet të ndalet”. Ai u bëri thirrje politikanëve të të gjitha partive që të mblidheshin në shesh me çadrat e tyre dhe të protestonin së bashku dhe të mos rrinin studiove televizive.

“Po përballemi me qeverinë më të korruptuar në Europë. U bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen kundër hajdutërisë”, - tha Lapaj. Ai njoftoi edhe vendimin e Prokurorisë që ka rrëzuar kallëzimin e Policisë dhe sekuestrimet e mëparshme të çadrave dhe sendeve të Lëvizjes, duke i rikthyer ato dhe duke u hapur rrugën e protestave të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI