Flash

FOTO/ Kryeministria ndan fotot e ministrave anonimë me Ramën

Lapsi.al 6 March 2026
FOTO/ Kryeministria ndan fotot e ministrave anonimë me Ramën

E dini kush është Ermal Nufi? Nga vjen Enea Karakaçi? Apo çfarë ka bërë në jetë Adea Pirdeni? Me gjasë këto emra mund të tingëllojnë si të dëgjuar diku nëpër kronika lajmesh, por për publikun e gjerë nuk thonë asgjë.

Në fakt, këto janë pjesë e kabinetit qeveritar të Edi Ramës që ndryshoi qeverinë rreth një javë më parë. Disa janë aty për shkak të konjukturave, ndonjë tjetër për bindjen e verbër që ka treguar ndaj eprorëve, ndërsa të tjerë as vetë nuk e dinë pse janë aty. Edi Rama e ka bërë të qartë që kur emëron ministra, nuk pranon një Jo nga vartësit e tij. Por kjo mënyrë pune ka nxjerrë problemin e anonimitetit, pasi shumica e ministrave nuk vijnë nga jeta politike dhe as kanë spikatur për ndonjë ekspertizë të veçantë profesionale.

Kësisoj, qeveria shtrëngohet të shpërndajë fotot e kabinetit qeveritar në mënyrë që qytetarët të asociojnë fytyrën me emrat. është gjithmonë rreziku që mundi të shkojë kot. Kur publiku t'i ketë njohur, Rama mund t'i ndryshojë sërish me rioshët e radhës dhe procesi i njohjes të nisë nga fillimi. Deri atëherë mund t'i shihni ministrat e rinj në fotot më poshtë:

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI