Flash

Debati jashtë kamerave, PS i kishte caktuar Elisës vend në fund të sallës së Kuvendit

Lapsi.al 6 March 2026
Debati jashtë kamerave, PS i kishte caktuar Elisës vend në fund

Përvec shkarkimit nga qeveria si një hakmarrje e Belinda Ballukut, përndjekja politike ndaj Elisa Spiropalit duket se do të vijojë edhe brenda Grupit Parlamentar të PS-së. Të paktën sinjalet e para u dhanë sot.

Pak minuta para se të niste senaca, ish-ministrja dhe ish-kryetarja e Kuvendit mbërriti në sallë, me shpresën se do t’i kishin rezervuar një ulëse të mirë mes deputetëve. Por sic mëson një burim i Lapsi.al i pranishëm aty në sallë, Spiropalit iu tha se duhej të shkonte në fund të sallës.

Pikërisht aty ku qëndrojnë deputetë rrogëtarë të rëndomtë që s’kanë asnjë lidhje me parlamentin, por vetëm sa cojnë dhe ulin dorën sipas direktivave të partisë. Këtu nisi një debat verbal dhe kundërshti e hapur e saj me shërbimet e Kuvendit dhe të vetë grupit parlamentar socialist.

Pas disa minutash debati, u arrit të bëhej një spostim në sallë për t’i liruar vendin Elisa Spiropalit, thjesht që ajo të mos ishte në fund të sallës ku kishte zgjedhur ta poshtëronte partia e saj.

Natyrisht që Taulant Balla edhe pse s’ka ndonjë marrëdhënie të mirë më Spiropalin, spostimin e saj në fund të sallës si ato nxënësit ngelësa, nuk do të guxonte ta bënte pa një shkelje syri ngë shefi i tij, Edi Rama.

Prej shkarkimit nga qeveria e deri te spostimi në fund të sallës duket sikur Elisa Spiropali është në një fazë riedukimi nga partia e saj. Aludohet se faji që ka bërë është se flet anglisht nëpër ambasada e diplomatë kundër Belinda Ballukut dhe cetës së të korruptuarve të tjerë në PS. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Me sytë katër

PAPARAZZI