Flash

Balluku lë ministrinë në lot: Ndoqa shembullin e Ramës, ishte shkolla më e mirë!

Lapsi.al 6 March 2026
Balluku lë ministrinë në lot: Ndoqa shembullin e Ramës,

Me zërin që i dridhej nga emocionet dhe me punonjësit që duartrokisnin, Belinda Balluku i ka lënë lamtumirën Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës me një mbledhje ku ka prezantuar pasuesin e saj, Enea Karakaçin. Në një nga momentet e saj më të këqia, ndërsa SPAK ka kërkuar arrestimin dhe kuvendi do të votojë pas 6 ditësh për fatin e saj, Balluku e bëri të qartë se si në punën e saj ishte udhëhequr gjithnjë nga shembulli i Edi Ramës, të cilin e quajti "shkolla më e mirë"

"Unë dua të përfitoj nga rasti për të falenderuar kryeministrin Rama për të gjithë besimin dhe mundësinë që më ka dhënë në këto vite, por mbi të gjitha për shembullin që ka krijuar me mënyrën e tij të lidershipit. Ka qenë e lehtë për të gjithë ne që kemi qenë pjesë e ekipit të tij në fillim të viteve 2000, disa prej të cilëve janë edhe këtu përballë meje, që të ndjekim shembullin e tij se si frymëzohen njerëzit që punojnë me ty. Se si ti i jep besim dhe ata, atë besim duhet ta kthejnë në rezultate. Jam munduar të ndjek shembullin e tij me ju dhe me të gjithë ata që kanë punuar në këto. Dhe me thënë të drejtën është shkolla më e mirë nga e cila kanë dalë drejtues, njerëz që e duan Shqipërinë dhe sakrifikojnë pa asnjë lloj dyshimi, për të mirën e madhe" tha Balluku. Video më poshtë:

E ardhmja e Belinda Ballukut është në udhëkryq pasi SPAK e akuzon për shkelje të barazisë në tendera në 9 raste. Deri më tani, kryeministri Edi Rama ka sulmuar drejtësinë që i pezulloi zv.kryeministren nga detyra, por asnjëherë nuk ka thënë se do ta rrëzojë kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.

Balluku u mor e pandehur fillimisht për tenderin e tunelit të Llogarasë, pasi në celularin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi u gjetën mesazhe kur të dy ndanin tendera pas takimeve me biznesmenët dhe me porositë e kryeministrit Edi Rama.

Presioni nga Bashkimi Europian për të votuar pro arrestimit të Belinda Ballukut është i madh, ndërkohë që Rama ka lëshuar sinjale të padeshifrueshme deri tani për votën e PS në parlament.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI