Flash

Votohen ministrat/ Berisha i quan "klonet e Lubisë" në qeveri

Lapsi.al 5 March 2026
Votohen ministrat/ Berisha i quan "klonet e Lubisë" në

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës bllokuan foltoren e kuvendit pasi “mollë sherri” u bë fjala e ndërprerë nga Niko Peleshi, pas replikës së Berishës me Elisa Spiropalin.

Ndërsa votohej për shkarkimin e Belinda Ballukut si zv.kryeministre dhe ministre, shkarkimet e tjera dhe emërimet e reja, Berisha akuzoi duke thënë se ministrat e rinj do të kenë fatin e Belinda Ballukut duke i quajtur ata "klone të Lubisë".

Berisha tha se ministrat e rinj janë përfaqësues të Ballukut në parlament dhe për këtë, sipas tij janë duke i shërbyer krimit të organizuar.

“Kaluan klonet e Lubisë. Po ju ministra që u emëruat a keni turp, që vini aty si përfaqëssues të Lubi Balluut dhe jo të qytetarëve. Fatin e Lubisë do të keni edhe ju se keni vjedhur bashkë me Lubinë”, tha Berisha.

Ndërkohë me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.

Po me 83 vota pro dhe 4 kundër u miratua emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa me të njëjtin rezultat votimi, 83 pro dhe 4 kundër, u miratua edhe emërimi i Besfort Lamallarit në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, Ermal Nufi u votua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Në krye të Ministrisë së Drejtësisë u miratua emërimi i Toni Gogut, i cili mori 83 vota pro dhe 5 kundër.

Gjithashtu, Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërsa Erjona Ismaili u votua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke marrë 82 vota pro dhe 4 kundër.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI