Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Vjosa Osmani bën thirrje që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit

Lapsi.al 5 March 2026
Vjosa Osmani bën thirrje që presidenti i Kosovës të zgjidhet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se i ka kërkuar Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta zgjedhur presidentin e vendit përmes votës së popullit.

"Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011", shkroi Osmani.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partitë politike t’i votojnë këto amendamente kushtetuese.

“Tash e tutje, le të flasë populli”, shkroi Osmani në Facebook.

Sipas Kushtetutës, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Thirrja e Osmanit vjen pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje për një president konsensual dhe Osmani nuk gjeti mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI