Flash

“U vodhëm”, Partizani shpall non grata arbitrin Hamiti për penalltinë që i eliminoi

Lapsi.al 5 March 2026
“U vodhëm”, Partizani shpall non grata arbitrin Hamiti për
Mes zhgënjimit, një alibi. Partizani nuk e ka kapërcyer lehtë eliminimin në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, i mposhtur 1-3 në Arenën e Demave, pasi kishte fituar 0-1 ndeshjen e parë në Elbasan. E atëherë, ai 11 metërsh që vendosi sfidën në fundin e kohës së dytë shtesë, u kthye në motiv sulmi ndaj arbitrit Eldorjan Hamiti. “Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të Kupës së Shqipërisë Partizani - Elbasani, me një arbitër te papërgjegjshem si Eldorian Hamiti. Ky arbitër është non grata për Partizanin”. Në një ndeshje të tensionuar e me shumë episode që kërkuan edhe ndërhyrjen e VAR, të kuqtë ndalen në “rastin më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me një penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka pare”. Në një komunikatë të ashpër për media, klubi kryeqytetas akuzon hapur arbitrin Hamiti: “Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit. I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit për përjashtimin e këtyre arbitrave të papergjegjshëm nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive”.

Regimi i Partizanit

 
View this post on Instagram
 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)

Vetëm se Partizani harron të nënvizojë se i njëjti arbitër në fundin e shtesës së kohës së rregullt, nuk konsideroi penallti një dorë të Fadairos në fytyrën e Klevis Kasës brenda zonës, që ishte në të vërtetë shumë më penallti flagrante, se ajo e akorduar në fund në kontaktin mes Atanaskoskit dhe Bunjakut. E nëse do të ishte dashakeq Hamiti, atëherë ndeshja as nuk do të shkonte në kohët shtesa.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI