Flash

"Ti e ke numrin me 0 900..."/ Opozita reagon ashpër ndaj fyerjes së Taulant Ballës

Lapsi.al 5 March 2026
"Ti e ke numrin me 0 900..."/ Opozita reagon ashpër ndaj fyerjes

Debate, fyerje dhe akuza të forta në sallën e parlamentit mes opozitës dhe mazhorancës. Një deklaratë e kreut të grupit të PS-së Taulant Balla ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi ka nxitur përplasjet.

Balla ka qenë duke folur në parlament për propozimin që Vuçiç dhe Rama i bënë Bashkimit Europian për të shmangur veton e Serbisë dhe të Shqipërisë në procesin e integrimit dhe në kohën kur opozitarët po flisnin nga vendi, i është drejtuar me fjalët: "Harruam t’ju pyesnim ju. Harruam t’ju merrnim ju në telefon edhe ty Albana se ty ta kam numrin me 0900…”.

Pas kësaj deklarate, të konsideruar fyese nga deputetët e opozitës, këta të fundit kërkuan përjashtimin dhe penalizmin e Ballës.

Gazment Bardhi: Dënoj jo sjelljen e atij rrugaçi, se me të jemi mësuar, dhe e rivijoj, fjalorin për të cilin u kërkoni llogari kolegëve. Po i kam thënë që me këtë gjuhë është mësuar në partinë e vet dhe në shtëpinë e vet. Dhe e ripërsëris. Po nuk kam guxuar kurrë dhe nuk do guxoja kurrë t'i thoja një kolegeje të Partisë Socialiste që numri juaj i telefonit është 0900. Nuk ja kam thënë askujt dhe nuk do guxoja.

Kur ai i drejtohet një gruaje me ‘numri jot i telefonit është 0900’, ti ul kokën, ul sytë dhe bën se kur t'i ka bllokuar me dy tapa veshët dhe nuk e dëgjon çfarë ai po thotë. Dhe jeni ju përgjegjës për këtë që po ndodh në seancë plenare dhe që do të ndodhë në seancat vijuese plenare.

Sepse për mungesë të guximit tuaj për t'i treguar vendin një njeriu që vjen dhe fyen zonjat e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seancë, unë kam lexuar komunikimet e dy vajzave të zonjës Vokshi me zonjën Vokshi tani. Dhe po ju kujtoj që ju keni vajzë vetë. Si do t'i vinte vajzës tuaj nëse një burrë nga ajo foltore do i thoshte bashkëshortes tuaj! Se si do t'i vinte vajzës tuaj?".

Besart Xhaferri: Jemi përballë një mashtrim. Me justifikimin e tij Balla tha se 0900 është numër i BE-së. Është 0800 numri i BE-së.. Në BE 0900 përdoret për argëtim erotik. Kjo është e vërteta. Ju jeni i paburrë që nuk e përjashtoni atë.

Niko Peleshi i drejtohet Klevis Balliut: Zoti Balliu ju nuk mund ta merrni fjalën se keni shkatërruar pronën e përbashkët dhe nuk keni të drejtë fjale. Keni marrë masë sipas rregullores. Ju heq të drejtën e fjalës.

Gent Strazimiri: Ke mungesë kurajoje. E dëgjove e pe. Ai duhet të dalë tani nga salla jo të marrësh në telefon Albana Vokshin hajde të sqarojmë atje.

Niko Peleshi: Unë jam I interesuar për të sheshuar situatën. Do ta marr në telefon. Nuk ka masë automatike nxjerrje jashtë se po të ishte kështu Zoti Balliu nuk do të ishte këtu. Nuk mund të jepet masa e përjashtimit e menjëhershme.

Gent Strazimiri: Do ishte burrërore dhe e ndershme t’i jepnit vërejte menjëherë e të përjashtonit.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI