Flash

"Të gjithë nga vetja e kemi" Spiropali, kunja për Ballukun nga salla e parlamentit

Lapsi.al 5 March 2026
"Të gjithë nga vetja e kemi" Spiropali, kunja për

Elisa Spiropali është përfshirë në një debat me Sali Berisha në sallën e parlamentit që më shumë se një përplasje mes tyre ka qenë një mundësi për t'i hedhur kunja Belinda Ballukut, ish-zv.kryeministrja që kërkohet të arrestohet nga prokurorët e SPAK. E para që hodhi kunjat ishte Elisa Spiropali, e cila në momentin që u përmend nga deputetët e opozitës tha se i vinte keq që ishte larguar nga qeveria pas një paralajmërimi të Sali Berishës. Ky i ktheu menjëherë përgjigje duke i sqaruar se goditjen e kishte nga vetja, për shkak të rivaliteti që kishte me Belinda Ballukun, por Spiropali u përgjigj se "të gjithë nga vetja e kemi" që më shumë se një përgjigje për Berishën, tingëllonin si thumba ironie për situatën e vështirë ku gjendet Belinda Balluku.

Dialogu më poshtë mes të dyve:

Elisa Spiropali: Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq, është që largimin tim e paralajmëroi Sali berisha në sallën e kuvendit dhe jo ndonjë tjetër. Vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjala, jo për gjë tjetër.

Sali Berisha: Je viktima më e parëndësishme e Lubisë dhe më e merituara.

Në një kohë kur sytë e shqiptarëve drejtoheshin drejt asaj sikur të ishte korba e zezë, në fakt aty afër ishte, ti na vije si nuse këtu, e veshur me të bardha, me të gjitha aksesorët.

Pse çfarë kujton ti se bar hante Lubia?

Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha, jo, e ke nga vetja jote, se jo që nuk e mbroje, përkundrazi gëzoheshe se tani do bëheshe ti zëvendëskryeministre, nuk ta priste mendja se ishte kjo tjetra, kloni i Lubisë.

Ja ku e ke klonin!

Ti ke probleme të mëdha në shkenca.

Kjo është kloni.

Ndaj dhe nuk e ke nga Sali Berisha atë, se për Sali Berishën, Edi Rama të lartësonte njëlloj siç lartësoi këtë klonin e Lubisë, por e ke nga vetja jote se more përpjetë ti.

Iku Lubia, the tani, ja shiheni, unë do jem Lubia juaj tani, u thoshte kjo.

Dhe këta të dhanë atë që meritove.

Elisa Spiropali: Shkakton një lloj emocioni të kthehesh të bësh replika në kuvend me Sali Berishën, por të gjithë e kanë nga vetja! Asnjë nuk e ka nga të tjerët! Unë nga vetja! Ti nga vetja! Të gjithë nga vetja! Për veten mbajmë përgjegjësi në këtë dhë, prandaj të shohim ku ishim e të shohim ku do jemi në të ardhmen. Vetja është ajo që na sjell ku jemi dhe vetëm për veten mbajmë përgjegjësi, për të tjerat nuk mbajmë përgjegjësi.

Berisha ka kërkuar ta vazhdojë replikën duke parë që Spiropali ishte ende e mllefosur për largimin nga qeveria, por kreu i kuvendit, Niko Peleshi e ka ndërprerë dialogun, duke mos ia dhënë më fjalën kreut të PD-së, gjë që ka shkaktuar ngritjen në këmbë të deputetëve të opozitës.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI