Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Spalletti e parashikoi rrezikun 10 sekonda para golit: Perin e Kelly e injoruan

Lapsi.al 5 March 2026
Spalletti e parashikoi rrezikun 10 sekonda para golit: Perin e Kelly e injoruan

“Kelly duhet të luash, Kelly, duhet të luash më shumë!”. Kështu filloi pak a shumë Roma–Juventus match për trajnerin Luciano Spalletti. Thirrjet ndaj mbrojtësit anglez në Stadio Olimpico ishin të shumta dhe treguan nevojën e trajnerit bardhezi për të ndryshuar strategjinë përballë sulmeve të verdhekuqve.

Roma kaloi në avantazh falë një gjuajtjeje fantastike me të djathtën nga Wesley. Por gjithçka nisi nga një rivënie e portierit Mattia Perin, që përfundoi duke i dhënë topin skuadrës së Gian Piero Gasperini.

Spalletti mbeti fillimisht i palëvizur kur pa gabimin, por 10 sekonda më parë kishte bërtitur që portieri të mos e bënte atë zgjedhje dhe ishte zemëruar edhe me Lloyd Kelly, i cili nuk kishte respektuar udhëzimin e tij.

Spalletti

Çfarë ndodhi?

Në minutën e 39' Spalletti donte që Perin ta pasonte topin te Kelly për ta përfshirë më shumë në lojë. Portieri dhe mbrojtësi nuk e dëgjuan dhe me atë gabim Roma rikuperoi topin duke shënuar me Wesley. Më pas trajneri bardhezi hyri në fushë për të protestuar për vendimin e Perinit dhe për të tërhequr vëmendjen edhe të anglezit Kelly, ndërsa ndërkohë u përplas edhe me Evan Ndicka që po festonte.

Rikonstruksioni i bërë nga DAZN në rubrikën “Bordocam” tregon momentin e saktë kur tekniku bardhezi kishte parashikuar atë që do të ndodhte. Në pjesën e dytë ai thirri sërish Kelly-n në pankinë dhe i kërkoi me ton të ashpër që ta çonte topin gjatë drejt Kenan Yildiz. Në fund Federico Gatti shpëtoi situatën… por sa vuajtje për Lucianon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI