Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Shtyhen disa gjyqe/ Gjykatësja Ëngjëllushe Tahiri ka mbetur në Dubai

Lapsi.al 5 March 2026
Shtyhen disa gjyqe/ Gjykatësja Ëngjëllushe Tahiri ka mbetur

Një sërë seancash gjyqësore janë shtyrë këtë javë në Gjykatën e Posaçme pasi gjyqtarja Engjëllushe Tahiri ndodhet prej disa ditësh në Dubai, ku është bllokuar për shkak të pezullimit të fluturimeve nga lufta në Lindjen e Mesme.

Ditën e sotme janë shtyrë 3 seanca, mes tyre edhe ajo e 'Plumbit të Artë'. Anëtari i trupës gjykuese Besmir Stroka tha se seanca radhës do të mbahet në datë 10 mars ora 10.00.

Mediat raportojnë se Tahiri ndodhej në Dubai për arsye turistike. Prej vitesh Dubai është shndërruar në një prej destinacioneve më të vizituara turistike, por edhe një prej vendeve më të preferuara të drejtuesve të grupeve kriminale, të cilët përfitojnë nga fakti që Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI