Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione dhe debate. Ndërsa në Kuvend u njoftua votimi për projektligjin e rendit të ditës, opozita ka braktisur seancën.
Kjo ka ardhur pas debateve të forta mes deputetëve të opozitës, pasi kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla i drejtua Albana Vokshit me tone të forta.
Ishte Balla, i cili ndodhej në foltore duke folur lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje, një fjali e tij ka tensionuar demokratët e pranishëm në seancën parlamentare.
Teksa ironizioi demokratët që nuk janë pyetur nga ana e qeverisë për këtë mundësi anëtarësimi në BE, Balla ka fyer deputeten Albana Voshki, të cilës i ka thënë: “për ty Albana kam numrin 0900”.
Pas kësaj deklarate deputetë të opozitës kanë reaguar ashpër, disa prejt të cilëve kanë kërkuar edhe përjashtimin e Taulant Ballës.
Partia Socialiste kërkoi pastaj që të ndërpriten diskutimet dhe më pas kaluan në votimin e projektligjeve.
Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, u miratua me 81 vota pro dhe asnjë kundër.
Pro-81
Kundër -0
Abstenim-0
Gjithashtu u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave (huamarrësi), dhe KfË Frankfurt am Main (KfW), për programin “Infrastruktura bashkiake V – faza II””.
Pro-80
Kundër-0
Abstenim-0
Projektligji “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale” miratohet me 81 vota.
Pro-81
Kundër-0
Abstenim-0
Miratohet me shumicë votash projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 46/2018, “Për kontrollin shtetëror të transferimeve ndërkombëtare të mallrave ushtarake dhe të artikujve e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, të ndryshuar”.
Pro-81
Kundër-0
Abstenim-0
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”, nuk u miratua në parim nga maxhoranca.
Pro-0
Kundër-79
Abstenim-0
Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore””, po ashtu nuk u miratua.
Pro-0
Kundër-78
Abstenim-0
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 65/2025, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar”, i fundit në seancë u miratua me 80 vota pro.
Pro-80
Kundër-0
Abstenim-0