Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Presidenti nga populli/ Dështon ndryshimi i Kushtetutës në Kuvendin e Kosovës

Lapsi.al 5 March 2026
Presidenti nga populli/ Dështon ndryshimi i Kushtetutës në

Kuvendi i Kosovës nuk mundi të votojë amendamentet e dorëzuara nga Presidentja Vjosa Osmani për zgjedhjen e Presidnetit nga populli.

Shkak u bë mungesa e kuorumit në sallë. “Në seancë janë të pranishëm 93 deputetë përfshirë 9 nga komunitetet", - tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu. Për të votuar ndryshimin e kushtetutës duheshin edhe 2/3 e pakicave, por Lista Serbe nuk ishte fare e pranishme në sallë. 

LVV-ja u kërkon deputetëve t’i mbështesin amendamentet. Shefja e Grupit Parlamentar të partisë në pushtet, Arbërie Nagavci, tha se kjo parti e mbështet votimin e këtyre amendamenteve, si dhe i ka ftuar edhe deputetët e partive të tjera t’i votojnë ato.

Nga ana tjetër Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij nuk mund t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit në mënyrën sic është kërkuar sot.

Lista Serbe ka 9 prej 20 vendeve të rezervuara për komunitetet joshumicë dhe kalimi i amendamenteve kërkon 2/3 e votave të këtyre komuniteteve, që nënkupton të paktën tri vota nga kjo parti.

Në orën 22 do të ketë një tjetër seancë për zgjedhjen e Presidentit. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI