Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Mundësia protestë te Parlamenti, Shehaj: Nuk dorëzohemi për të drejtën e pronës

Lapsi.al 5 March 2026
Mundësia protestë te Parlamenti, Shehaj: Nuk dorëzohemi për

Partia Mundësia zhvilloi një protestë përpara Parlamentit me qytetarë nga Rrjolli, Durrësi, Thethi, Pogradeci, Kombinati dhe zona të tjera të Shqipërisë, të cilët janë duke u përballur ose kanë vuajtur nga abuzimet e pushtetit me pronat e tyre.

Para protestuesve foli edhe kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i cili u zotua se kjo forcë politike do të jetë në krah të çdo qytetari që i mohohet apo i grabitet prona.

“Pavarësisht se në këto 35 vite kemi parë pafund padrejtësi në lidhje me pronën, nuk duhet të dorëzohemi. Duhet të marrim shembull nga Rrjolli, nga Durrësi. Të vijojmë të protestojmë, të rezistojmë dhe do t’ia dalim. Çdo shqiptar që ka një problem pronësie, të cilit po i rrëmbejnë pronën, Partinë Mundësia e ka në krah. Këtu na keni, hajdeni të protestojmë për të gjithë ju”, tha Shehaj.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, në fjalën e tij theksoi se dy të drejta themelore sot janë në rrezik në Shqipëri: liria dhe prona.

“Dy të drejta janë themelore: e drejta për të jetuar të lirë dhe e drejta për pronën. Të dyja sot nuk i kemi. Prona po vidhet ndërsa Policia e Shtetit dhe policia private rreh këdo që çohet të kërkojë të drejtën e vet. Kur dikush i ndershëm ngre zërin në Parlament, Agron Shehaj foli për vjedhjen e pronës dhe e përjashtuan, sepse foli të vërtetën, sepse foli për Rrjollin, për Durrësin, për Pogradecin. Por për çfarë të flasësh në këtë vend, për vilën e Enverit apo për banorët që po mbrojnë pronën e tyre? Sot kjo protestë do të jetë zëri i tyre”, u shpreh Kapri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI