Flash

Lufta, zbulohet numri i shqiptarëve që ndodhen aktualisht në Iran

Lapsi.al 5 March 2026
Lufta, zbulohet numri i shqiptarëve që ndodhen aktualisht në Iran

Në ditën e gjashtë të konfliktit mes SHBA, Izrael dhe Iranit sa vjen e shtohet shqetësimi për shtetasit e huaj në republikën islamike e vënë nën sulme.I njëjti shqetësim është prezent për shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Iran.

Nga të dhënat e deritanishme janë identifikuar gjashtë shqiptarë rezidentë në Iran. Dy prej të cilave gra të martuar me shtetas iranian.

Që të gjithë treguan të njëjtat burime nuk kanë kontaktuar deri më tani me autoritet shqiptare për ndihmë për tu larguar, e më konkretisht me Ambasadën tonë në Ankara, kujdestare edhe për Iranin pas ndërprerjes të marrëdhënieve diplomatike të Shqipërisë me këtë vend në Shtator 2022.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, të mërkurën këshilloi të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Top Channel ka mësuar se disa ditë pas sulmit të SHBA ndaj Iranit në Qershor 2025 autoritet shqiptare u përfshinë në një operacion riatdhesimi të një familje shqiptare nga Irani.

Bëhet fjalë për familjen e një shqiptari i punësuar në seksionin e gjuhës shqipe në radion e Iranit, që jetonte në Iran prej vitit 1995.

Ai, me bashkëshorten, dhe tre fëmijë udhëtuan nga Irani drejt Turqisë për të mbërritur më pas në Shqipëri./ TCH

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI