Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Kosova kujton 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari

Lapsi.al 5 March 2026
Kosova kujton 28-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari

Janë mbushur 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari, një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës.

5 marsi tashmë shënon edhe nisjen e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku aktivitetet do të zgjasin për tri ditë radhazi.

Në kazermën “Adem Jashari” është bërë rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, ku presidentja Vjosa Osmani, teksa nderoi dhe çmoi kontributin e UÇK-së, deklaroi se FSK-ja është trashëgimtarja e denjë e saj.

Osmani theksoi se komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij e shndërruan gjakun e tyre në vulën e lirisë.

Ndërsa paradite është mbajtur edhe seancë solemne në Kuvendin e Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar, pasi thonë se nuk u ftuan në seancën solemne të Kuvendit, duke thënë se është paradoksale të flitet për lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës brenda sallës së Kuvendit, por të mos ftohen ata që luftuan.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI