Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Irani jep shifrën: SHBA dhe Izraelitët kanë vrarë 1230 persona nga sulmet deri tani

Lapsi.al 5 March 2026
Irani jep shifrën: SHBA dhe Izraelitët kanë vrarë 1230

Agjencia zyrtare e lajmeve ‘Irna’ e Iranit raportoi sot (5 mars) se 1230 persona janë vrarë që nga fillimi i fushatës së bombardimeve amerikane dhe izraelite kundër Iranit të shtunën.

AFP-ja franceze nuk ishte në gjendje të verifikonte numrin e saktë të viktimave për momentin.

Numërimi i mëparshëm, i transmetuar dje, të mërkurën, tha se 1045 persona, civilë dhe ushtarë, ishin vrarë.

“Numri i martirëve të sulmit ushtarak arriti në 1230 më 5 mars”, raportoi Irna, duke cituar një deklaratë nga Fondacioni i Martirëve dhe Veteranëve.

Më herët, edhe Gjysmëhëna e Kuqe kishte informuar për numër të lartë viktimash që nga e shtuna, dita kur nisi lufta mes SHBA-Izrael dhe Iranit.

Mes viktimave ishte edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khamenei, disa familjarë të tij dhe zinxhiri komandues i ushtrisë dhe Gardës Revolucionare.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI