Flash

Bardhi në Kuvend: Pse s’e përfshitë në rend dite raportin për Ballukun?

Lapsi.al 5 March 2026
Bardhi në Kuvend: Pse s’e përfshitë në rend dite

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar futjen në Rendin e Ditës raportin e dalë nga Këshilli i mandateve, në lidhje me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit që i hap rrugë arrestimit të Belinda Ballukut.

Bardhu u shpreh se është detyrim që raporti të trajtohet në seancën e parë ndërsa akuzoi mazhorancën se po luan me afatet duke e zvarritur çështjen aq sa të përfundojë afati dhe kërkesa e SPAK të quhet e refuzuar.

Bardhi: Siç jeni në dijeni në 23 shkurt këshilli për rregulloren dhe mandatet ka përfunduar mbledhjen për kërkesë e SPAK për arrestimin apo heqjen e lirisë për deputeten Belinda Balluku. Anëtarët e Këshillit, duke qenë se nuk kishit një qëndrim, 5 anëtarët që e kishin të qartë, kanë dorëzuar raportin. Ju zoti kryetar jeni të detyruar që ta përfshini raportin si pjesë e seancës më të parë të Kuvendit, pas dorëzimit të raportit. Raporti u dorëzua të hënën dhe seanca më e parë është kjo e sotmja. Në rendin e ditës nuk u përfshi shqyrtimi i kësaj kërkese, që ka natyrë urgjente. Dhe një javë ka ngelur që kërkesa të ngelet e rrëzuar, për shkak të mosmarrjes në shqyrtim. E keni çuar në limitet kohore të 3 muajve, në kundërshtim me çdo procedurë. Ulsi do më thoshit se do të jetë në bibliotekë dhe se ka përfunduar raportin. Ulsiu të dalë nga biblioteka dhe të sjellë raportin. Mos të mbrojë Ballukun.

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI