Flash

“Sterilizimi"/ Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj dënohen me nga 6 vite burg

Lapsi.al 4 March 2026
“Sterilizimi"/ Klodjan Rjepaj dhe Ilir Rrapaj dënohen me nga 6

Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për të pandehurit e dosjes së njohur si ajo e sterilizimit, duke dhënë dënime me burg për disa prej personave të përfshirë.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj është dënuar me 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur me një të tretën, duke u reduktuar përfundimisht në 4 vite burg.

Ndërkohë, biznesmeni Ilir Rrapaj është dënuar gjithashtu me 6 vite burg. Edhe në rastin e tij është aplikuar procedura e gjykimit të shkurtuar, duke bërë që ai të vuajë përfundimisht 4 vite burg.

Sa i përket Marsela Sejranajt, gjykata ka vendosur dënimin me 3 vite e 6 muaj burg. Me uljen e një të tretës së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, ajo është dënuar përfundimisht me 2 vite e 4 muaj burg. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e saj nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ndërkohë, Saimir Kadiu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit”. Me uljen për gjykim të shkurtuar, dënimi përfundimtar është 2 vite e 4 muaj. Gjykata vendosi lirimin e tij nga arresti në shtëpi, pasi koha e kaluar në masë sigurie e tejkalon dënimin e dhënë.

Për Petref Mersini dhe Arben Gjata, u vendos i njëjti dënim: 3 vite e 6 muaj burg, që pas uljes zbret në 2 vite e 4 muaj. Në të dy rastet, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen në shërbim prove për 24 muaj.

Ndërsa për Gent Burazeri u caktua 1 vit e 6 muaj burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 1 vit. Ai do ta kryejë dënimin me punë në interes publik.

Edhe Naile Ajazi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, që pas uljes u bë 1 vit, ndërsa gjykata vendosi pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për 2 vite.

I pandehur për këtë aferë është edhe ish-ministri Ilir Beqaj, por çështja e tij është e ndarë dhe ai do të gjykohet veçmas.

Lista e plotë e dënimeve:

Klodian Rrjepaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Ilir Rrapaj – 6 vite burg, me ulje 4 vite burg.

Marsela Sejranaj – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Saimir Kadiu – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, lirohet nga arresti në shtëpi.

Petref Mersini – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Arben Gjata – 3 vite e 6 muaj, me ulje 2 vite e 4 muaj, dënimi pezullohet, 24 muaj shërbim prove.

Gent Burazeri – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, punë në interes publik.

Naile Ajazi – 1 vit e 6 muaj, me ulje 1 vit, 2 vite shërbim prove.

Të këshilluara

Raketa iraniane lëshohet drejt Turqisë

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani që po shkonte drejt hapësirës ajrore turke është rrëzuar ditën e sotme nga forcat mbrojtëse të NATO-s. Ministria tha...

13:58

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI