Flash

Kupa, një penallti e dyshimtë eliminon Partizanin në shtesë: kalon edhe Vllaznia

Lapsi.al 4 March 2026
Kupa, një penallti e dyshimtë eliminon Partizanin në shtesë:

Elbasani dhe Vllaznia kanë siguruar vendin mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë pas fitoreve në ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.

Partizani 1 – 3 Elbasani (2-3)

Në “Arenën e Demave”, Elbasani triumfoi në transfertë ndaj Partizanit, duke e mposhtur 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3-2. Pas humbjes 1-0 në shtëpi, “verdheblutë” treguan fytyrën e duhur. Lajthia shënoi në minutën e 25-të, ndërsa Contreras barazoi për vendasit në minutën e 39-të. Në fillim të pjesës së dytë, Lajthia gjeti sërish rrjetën për 1-2. Ndërsa më pas Ze Gomes realizoi penalltinë vendimtare në minutën e 119’, dhe vulosi fitoren 3-1 dhe kalimin e Elbasanit në gjysmëfinale.

[video width="642" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a854d54eea2.mp4"][/video] [video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a85a463cf7b.mp4"][/video] [video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a8615079191.mp4"][/video] [video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a8758779edb.mp4"][/video]

Vllaznia 2 – 1 Bylis

Ndërkohë, Vllaznia ka siguruar pa shumë vështirësi kalimin në gjysmëfinale, pasi mposhti Bylisin edhe në ndeshjen e kthimit. Në “Loro Boriçi”, pas fitores 0-1 në transfertë, shkodranët u futën të qetë në këtë takim. Trajneri Martini aplikoi rotacion të gjerë, duke lënë disa titullarë në stol. Pavarësisht ndryshimeve, Vllaznia e mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 dhe menaxhoi pa probleme pjesën e dytë. Edhe pse kërkoi deri në fund një gol tjetër që nuk u konkretizua. Me këtë rezultat, skuadra shkodrane vazhdon garën për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Ndërsa Bylisi tashmë duhet të përqendrohet te kampionati dhe beteja për mbijetesë. [video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a859c53fd5f.mp4"][/video] [video width="638" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a85a2fb3830.mp4"][/video] [video width="748" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a85d14554af.mp4"][/video]  

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI