Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Kupa/ Dinamo shpërbën Tiranën, Shehi pa fjalë: Egnatia vuan, por kalon

Lapsi.al 4 March 2026
Kupa/ Dinamo shpërbën Tiranën, Shehi pa fjalë: Egnatia vuan,

Dy sfida çerekfinale përcaktuan gjysmëfinalistet në Kupën e Shqipërisë, me Dinamo City dhe Egnatia që prenë biletën për turin tjetër.

Në “Air Albania”, Dinamo e Ilir Dajës konfirmoi epërsinë ndaj Tiranës, duke fituar sërish me rezultatin 2-0, si në takimin e parë. Ndeshja nuk pati shumë histori. Blutë e kontrolluan lojën që në minutat e para, duke mos i lënë hapësira kundërshtarit për të krijuar rrezik real.

Goli i parë erdhi pas një aksioni të ndërtuar bukur në krah, ku Neziri u tregua i saktë përpara portës. Më pas ishte Guindo që vulosi kualifikimin me një finalizim të qetë, duke shuar çdo shpresë të bardhebluve për rikthim. Skuadra e Orges Shehit u përpoq të rrisë ritmin në pjesën e dytë, por pa arritur të vendosë në vështirësi serioze prapavijën dinamovite. Me këtë eliminim, Tirana humbet mundësinë për të siguruar Europën përmes Kupës dhe tashmë do të përqendrohet plotësisht te kampionati. Nga ana tjetër Dinamo pret me optimizëm shortin e fazës gjysmëfinale.

[video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a882e1b6c95.mp4"][/video] [video width="704" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2026/03/69a88c9b066e0.mp4"][/video]

Egnatia kalon me menaxhim dhe qetësi

Në çiftin tjetër, Egnatia Rrogozhinë administroi me kujdes avantazhin e krijuar në takimin e parë ndaj KF Teuta Durrës. Pas fitores 2-1 në Durrës, rrogozhinasit hynë në sfidën e kthimit me objektivin e qartë për të ruajtur epërsinë, duke mos rrezikuar shumë.

Takimi u karakterizua nga ritëm i ulët, pak raste të pastra shënimi dhe shumë ndërprerje për nga ndërhyrjet e forta dhe tensioni në fushë. Teuta provoi të ushtrojë presion në momente të caktuara, por pa konkretizim përpara portës. Nga ana tjetër, Egnatia u tregua e disiplinuar në repartin defensiv. Rrogozhinasit nuk lejuan hapësira dhe menaxhuan me maturi çdo situatë.

Në fund, barazimi 0-0 ishte pasqyra më e qartë e asaj që prodhuan skuadrat në fushë. Ky rezultat i mjaftoi Egnatias për të siguruar kalimin në gjysmëfinale dhe vijuar ëndrrën në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI