Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Euro zbret në minimum të ri historik

Lapsi.al 4 March 2026
Euro zbret në minimum të ri historik

Euroja ka humbur pikë përballë monedhës sonë kombëtare dhe, sipas kursit zyrtar të Bankës Qendrore, këmbehet me 96.1 lekë.

Rënia e monedhës evropiane është pjesë e një cikli më të gjerë dobësimi të disa monedhave kryesore kundrejt lekut. Edhe dollari amerikan ka pësuar një rënie të mëtejshme, duke u këmbyer me 82.6 lekë, ose 0.3 lekë më pak se në përditësimin e mëparshëm. Ndërkohë, në të njëjtën linjë kanë lëvizur edhe dollari australian, dollari kanadez dhe juani kinez, të cilët gjithashtu kanë shënuar rënie të lehtë në raport me monedhën shqiptare.

Forcimi relativ i lekut është lidhur shpesh me disa faktorë, ndër të cilët përfshihen rritja e hyrjeve valutore nga turizmi, investimet e huaja direkte, si dhe remitancat nga emigrantët.

Ky trend ka ndikime të ndryshme në ekonomi. Nga njëra anë, një euro më e dobët favorizon importet dhe ndihmon në frenimin e inflacionit, pasi produktet e importuara bëhen relativisht më të lira. Nga ana tjetër, zhvlerësimi i monedhës evropiane mund të ndikojë negativisht tek eksportuesit dhe sektorët që gjenerojnë të ardhura në euro, të cilët përballen me të ardhura më të ulëta në lekë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI