Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Dëshmitari: Çajup Selimi e përndiqte gruan time me mesazhe dhe telefonata!

Lapsi.al 4 March 2026
Dëshmitari: Çajup Selimi e përndiqte gruan time me mesazhe dhe

Në gjyqin ndaj anëtarëve të grupit kriminal të Laert Haxhiu, para gjykatës kanë dëshmuar disa shtetas të thirrur nga prokuroria lidhur me ngjarje të ndryshme kriminale, mes tyre edhe vrasja e Çajup Selimi, e ndodhur më 1 qershor 2021.

Dëshmitar në seancë ishte babai i Erisiano dhe Bujar Abedini, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasje

Dëshmitari: Jam në dijeni të ngjarjes. Kam pasur nënën në spital kishte 20 ditë në spital dhe me datën 12 ndërroi jetë.

Unë dhe vellai Bujari e vizitonim. Unë në atë kohe punoja me materiale ndërtimi në Tepelenë. Tek punonte nusja te dyqani.

Çajup Selimi shiste çemento afër dyqanit tonë. Me Çajupin kemi pasur probleme se i bënte telefon nuses time në çdo orë të ditës e të natës. Kemi pasur probleme se edhe me djalin tim janë rrahur.

E pata marr vesh rreth 2 vite para vrasjes. Ai e pranonte se e telefononte gruan.

Çajupi i dërgonte mesazhe edhe e përndiqte. Gruaja i thoshte mos i bjer më telefonit dhe mos shkruaj më.

Banesa ime ndodhet me kat të 2 se katin e parë e kisha biznesin. Vëllai im Bujari nuk ka qenë në dijeni.

Në Ksamil kemi një hotel, pata investur unë bashkë me familjen. Më ka ndihmuar edhe motra dhe kam marrë kredi.

Në orën 12 të asaj nate mora vesh se kanë vrarë Çajupin. Kur shkova në polici e mora vesh. Djali im ishte në Tiranë se nusja e tij kishte probleme dhe ai ka ardhur në Tepelenë pas disa ditësh. Nuk i shkova në varrim Çajupit se isha në polici.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI